Skip to content

Lotaria Amerikane, ambasada: Do ketë fitues të rinj

dv-2017Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi ditën e sotme se aplikantët e programit te vizave te shumellojshmerise DV/2017 që nuk janë përzgjedhur më parë, mund të shohin sërish statusin e tyre, pasi do kete nje tjeter faze perzgjedhese. Në një njoftim në faqen zyrtare të Ambasadës jepen udhëzimet e mëposhtme.

Të gjithë ata që aplikuan për Lotarinë Amerikane në muajin tetor dhe në fazën e parë nuk u shpallën fitues, tashmë kanë një shans të dytë.

Lajm i mirë për të gjithë të Regjistruarit për Lotarinë DV-2017: Janë shtuar të përzgjedhur të rinj për programin e lotarisë DV-2017. Kontrolloni statusin tuaj për të parë nëse jeni përzgjedhur serish. Hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve www.dvlottery.state.gov/ESC duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit. Nese kontrolli juaj ka resultat pozitiv, te përzgjedhurit duhet të plotësojnë menjëherë formularin elektronik DS-260, në mënyrë që t’u caktohet një datë takimi në Konsullatën e SHBA-së. Konsullatat kanë në dispozicion vetëm një numër të kufizuar datash takimi çdo muaj për aplikantët e lotarisë, ndaj është thelbësore që të përzgjedhurit e lotarisë të fillojnë procesin e vizës menjëherë.

image

Published inNjoftime

23 Comments

  1. Ervin does Deda I am 20 years old I have finished high school and now work in pizzerias have more than 2 years to work in pizzerias but I want to win American visa ….

  2. Kujtime Kujtime

    Pershendetje, ju lutem me dalin probleme me numerin e konfermimit e provova shume here dhe me jep gjithemon te njejten pergjigje ” se mos kame hapesire midis shkronjave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *