Home Njoftime Ambasada amerikane ka një mesazh të rëndësishëm për festat e fundvitit

Ambasada amerikane ka një mesazh të rëndësishëm për festat e fundvitit

947
0

Për të gjithë shqiptarët që zgjedhin të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me vizë turistike tashmë ambasada amerikane vjen me një njoftim të rëndësishëm.

Me anë të një fotoje të shpërndarë në faqen e saj zyrtare, ambasada kërkon që qytetarët shqiptarë t’i përmbahen kushteve, të mos punojnë apo studiojnë, si dhe të kthehen në afatet e përcaktuara.

“Të dashur vizitorë për festat e fundvitit në SHBA me vizë turistike. Unë shpresoj që ju të jeni duke u kënaqur me vizitat te shokët dhe familjarët tuaj. Mos harroni që t’u përmbaheni kushteve të vizës tuaj turistike! Largohuni nga SHBA-të në kohë, mos punoni dhe mos studioni me vizë turistike. Me kënaqësi do të mirëpres pyetjet tuaja!”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.