Si te arrini deri tek intervista per vize. Nga aplikimi deri tek perzgjedhja

by

in

Të gjithë ata që synojnë “tokën e premtuar”, mund të aplikojnë për lotari nga sot, deri më datën 7 nëntor. Por më parë duhet të informoheni për elementët që ju skualifikojnë apo ato që rrisin shanset për të qenë pjesë e listës së fituesve.
Të gjitha këto i kanë shpjeguar me detaje në Tv Klan, “Te Rudina” dy punonjësit e Ambasadës Amerikane, Emily Enright dhe Lorenc Mansaku. Me rëndësi është që çdokush ta plotësojë vetë aplikimin, ose me ndihmën e një mbikëqyrësi, por jo më shumë se një herë. Fotoja, gjithashtu duhet të jetë profesionale dhe pa syze. Këshillohet në fotostudio, të cilat dinë me saktësi përmasat e duhura.

KRITERET PËR APLIKIM
Të njohurit e anglishtes më herët nuk është kriter në përzgjedhje. Por, është shumë e rëndësishme që çdo person ta bëjë aplikimin vetë. Edhe në rast se kërkohet ndihmë nga një zyrë shërbimi apo mik, specialistët këmbëngulin të asistoni aty. “Nëse anglishtja juaj nuk është në nivelin e duhur për të bërë plotësimin e formularit, ju mund të kërkoni asistencën e një miku tuaj apo të një zyre që merret me këtë çështje, por gjithmonë kini parasysh, që jeni ju përgjegjës për aplikimin”. Sa i takon moshës, edhe këtë vit nuk ka limite. Ndërsa shkolla e mesme, po. Kandidat potencial për të aplikuar e fituar janë edhe ata që janë në përfundim të saj. Mjafton që ditën e intervistës, të kenë shlyer të gjitha detyrimet e arsimimit të mesëm. “Nuk ka një kriter mbi moshën minimale apo maksimale për lotarinë. Çdokush ka të drejtë të aplikojë, por kriter është që duhet të kesh shkollën e mesme gjatë vitit kur jepen intervistat. Për shembull, mund të jeni në shkollë të mesme. Nëse e mbaroni nga tetor 2018-shtator 2019, keni të drejtë të aplikoni në këtë sezon. Pra, ai mbaron shkollën përpara afatit të intervistave”, sqarojnë specialistët.

GABIMET QË DUHEN SHMANGUR
Çdo person mund të aplikojë vetëm një herë në vit. Riaplikimi nuk rrit shanset, përkundrazi ju skualifikon. “Duhet të regjistroheni vetëm një herë në çdo vit. Një herë për çdo person dhe nëse ju doni të rrisni shanset, është mirë që të aplikoni personalisht”, thotë specialistja e Ambasadës së SHBA. Theksohet që aplikimi bëhet në bazë të statusit civil. “Mos harroni të përfshini bashkëshorten kur bëni aplikimin. Ai bëhet në bazë të statusit civil. Pra, nëse jeni i martuar, pavarësisht se mund të jeni në proces divorci, duhet të përfshini bashkëshorten dhe çdo fëmijë, pavarësisht nëse jetoni ose jo me të, pavarësisht nëse ka ndërmend të imigrojë apo jo me ju”. Një tjetër këshillë e vlefshme që vjen nga specialistët e ambasadës, është mospërdorimi i syzeve në momentin që bëni foton e aplikimit. Po ashtu, ky proces këshillohet të mos lihet në çastin e fundit. “Rekomandojmë që të aplikoni sa më shpejt, sepse ka ndodhur vitet e kaluara ku nga aplikimet e tepërta, sistemi është ngarkuar aq shumë, sa nuk e ka njohur si kohë, duke e skualifikuar në këtë mënyrë aplikantin”.

PËRZGJIDHJA E FITUESVE
Gjithçka është në dorë të rastësisë. Përzgjedhja e fituesve bëhet në një zyrë të posaçme në SHBA, ku vendimin për fituesin e merr kompjuteri. “Çdo aplikimi i vendoset një numër dhe pastaj këta numra hidhen në short. Çdo shtet, dhe Shqipëria, nuk mund të marrë më shumë se 7% e rajonit të Europës. Mund të themi se Shqipëria ka qenë goxha me fat në këtë drejtim”. Lidhur me profesionet e preferuara, nuk mund të thuhet se ka një specifikë të caktuar, sipas specialistëve të Ambasadës së SHBA. “Në faqen tonë të internetit, kushdo që është i interesuar, që nuk e gjen veten te kriteri i arsimit, atëherë në faqen ‘onnet online’, janë hapat shumë të detajuar të Departamentit të Punës, ku personi mund të vendosë aty profesionin që ka dhe në bazë të kualifikimeve të veta, mund të gjejë nëse gjendet i kualifikuar ose jo. Udhëzimet janë shumë specifike, ndaj edhe nuk mund të themi një profesion që mund të kualifikohet ose jo”. Programi i lotarisë amerikane ka nisur në fillimet e vitit 1990. Ajo që dihet tashmë është që vetëm në dekadën e fundit, mbi 15 mijë shqiptarë kanë imigruar nëpërmjet programit të lotarisë.


Comments

19 responses to “Si te arrini deri tek intervista per vize. Nga aplikimi deri tek perzgjedhja”

  1. Dua te fitoj llotarin per ndihme ekonomike

  2. Ne qofte se aplikon djali 24 vjec apo vajza 20 vjece qe plotesojne gjithe kushtet e tjera qe jetojne me prinderit a mund ti perfshijne prinderit e tyre ne aplikim dhe vellain\ motren? Faleminderit!

  3. Pershendetje ! Un quhem Albano dhe dua te aplikoj per llotarin amerikane kete vit .Do doja te me jepnit nje orjentim . Un aktualisht jam i fejuar dhe do te doja qe nqs do te shpallesha fitues i lllotaris te emigroja me te fejuaren, tani kisha nje pyetje : Kur te bej aplikimin duhet ta perfshij dhe te fejuaren te formualari apo jo ? SI procedohet ne kete rast ? Ju lutem me ktheni nje pergjigje. Ju faleminderit!

  4. Spo dij ku te aplikoj aman se e kam me rendsi

  5. Per Ndihm Ekonomike

    1. Per Nje Jet Me Te Mire

    2. per nje jete me ter mire

  6. per nje ekonomi me te mire

  7. per nje jete me te mire

  8. Prsh. Me quajn Admir Mustaj. Jam nga Lushnja . kam mbaruar shkollen e Mesme ne itali . Ku kam mbaruat dhe nje kurs prr Garden , 6 Muaj kurs dhe 8 vjet experience .Profesioni im eshte Garden specializuar. Do deshiroja shum qe kete vite te mar nje pergjigje positive per llotarin Americane .

  9. Durim Xhahysa Avatar
    Durim Xhahysa

    Pse sahpet faqja online

  10. Dua te iki per nje jet ma te mir

    1. Dua te iki per nje jet ma te mir

  11. Me pelqen America dua te shkoj

  12. Me pelqen Amerika dua qe femijet e mi te mesoje shkolle te kene nje te ardhme te mire

  13. Jam Elena ka korca kam baruar shkollen emesme me gjeqi kam meshu pak gjuhen italianen erdhe shipen erdhe greqishten

  14. Pershendetje . Quhem Admir Mustaj. Lindur ne Lushnje . Flas dy gjuhe te huaja Italishten dhe Spanjishten, Kam mbaruar shkollen e mesme ne Itali dhe kam mbaruar kursin per giardiniere Garden , garden specialist dhe 9 vite eksperienc. Jam marr dhe me Ripapime shtepish dhe kam 4 Vite Eksperienc. Ky eshte E-mail im. [email protected] . Shpresoj ndonje pergjigje pozitive, shum flm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *