Ja kur dalin përgjigjet e Lotarise Amerikane

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar datën se kur bëhen publike përgjigjet e Lotarisë Amerikane.

Të gjithë aplikantët do të mund të kontrollojnë nëse janë të përzgjedhur në datën 7 maj. Përzgjedhja është rastësore përmes një shorti kompjuterik, ndërsa nuk ka asnjë tarifë për tu paguar.

“Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Faqja mbetet dvlottery.state.gov dhe i vetmi informacion i nevojshëm mbetet kodi personal.


Comments

7 responses to “Ja kur dalin përgjigjet e Lotarise Amerikane”

  1. Kur fillojn aplikimet e reja

  2. Due te largohem nga shqiperia qe te Kem nje te ardhme me te mir

  3. Due te largohem nga shqiperia qe te Kem nje te ardhme me te mir te Kem me i Sigurt per te ardhmen time

  4. Do te. Largohem nga shqiperia per te punuar dhe per te pasur nje jete me temire

  5. Anxhela Avatar
    Anxhela

    Mua dje nuk mu hap faqja per te pare nese kam fituar …..nuk me hapet as sot ….si tja bej …

  6. David Ahi Avatar
    David Ahi

    Du qe te largohem per nje jet sa me te mire

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *