E vërteta e Komunitetit Shqiptar në Amerikë!


Sapo shkel në ShBA, këshilla e parë, që dëgjon nga të gjithë shqiptarët është mos u merr me shqiptarët… Shtroj pyetjen: Çfarë ndryshimi ka këtu Komuniteti Shqiptar, nga komunitetet e tjera?

Për mendimin tim ka shumë ndryshim, pasi shqiptarët janë diferencues brenda llojit të tyre: verior, jugor, kosovar, shqiptar i Shqipërisë… Plus kësaj, ka rreth 100 shoqata të ndryshme shqiptare dhe pak ose aspak bashkëpunime mes tyre. Shqiptarët kanë arritur të prektin majat e suksesit në shumë fusha të ndryshme si biznes, mjekësi, politikë, art, sport, televizon, administratë, shkëlqejnë nëpër universitete e kudo tjetër… Por veçanërsiht shqiptarët e Amerikës janë shumë të diferencuar brenda llojit të tyre. Janë shumë dorështërnguar me shqiptarët e tjerë që jetojnë në Amerikë.

Të shohësh bizneset e shqiptarëve, shumica e puntorëve janë me kombësi dhe rracë tjetër, thua se mes nesh nuk specialistë profesionesh. Nuk duhet të harrojmë se ka shqiptarë që kërkojnë punë çdo ditë, ndoshta dhe ka edhe nga ata që e kërkojnë me vite një profesion të caktuar dhe kurrë nuk e kanë gjetur. Për këta mjeshtra, dua të them, se arsyeja e mossuksesit të tyre qëndron te mosbashkëpunimi dhe diferencimi mes vetes, mes llojit shqiptar.

Personalisht, kam jetuar vetë situata të tilla bashkë me shumë shqiptarë të tjerë, të cilët kanë shkuar në dyert e biznesmenëve apo thjesht menaxherëve shqiptarë dhe ju është mbyllur dera, pavarësisht zanatit, aftësive apo diplomave ekselenete, fituar me meritë në universitetet më prestigjioze Amerikane! Të gjitha janë të faktuara dhe të provuara mes nesh, llojit tonë shqiptar në Shtetet e Bashkuara. Ne, shqiptarët “mbulojmë” veten tek te huajt duke folur fjalë të mira për komunitetin tonë.

Ne, në fakt nuk e ndimojmë njëri-tjetrin, përkundër jemi xhelozë, shpërfillës dhe dashakeqës për vetë rracën tonë shqiptare. Ne jemi ende në gjurmët e thënies së pavdekshme së Konicës “Armiku më i madh për shqiptarët është vetë shqiptari”. Raste përjashtuese mund të ketë në këtë situatë “armiqësore” brenda llojit, por ato janë të pakta kur shqiptari ndihmon shqiptarin…

Unë kam edhe dy fjalë brenda këtij këndvështrimi: U them të gjithë shqiptarëve mos harrojnë kurrë se çfarë është bërë me popullin tonë nëpër histori. Sa luftra kemi bërë për flamurin kuq e zi dhe bujarinë e njëri-tjetrit… shembulli i fundit janë vitet e luftës së Kosovës, kur e mbajtëm njëri-tjetrin si jo më mirë…

Do dëshiroja shumë të jemi më bashkëpunues mes vetes sonë si komunitet shqiptarësh në Amerikë. Ky, mendoj është shembulli më i mirë për të ndimuar dhe rritur komunitetin shëndetshëm dhe pa inate xhelozie të sëmura.

Të mos jemi fanatikë për komunitetet e tjera në Amerikë, por ta shohim suksesin e bashkëpunimit edhe mes vetes. Të krijojmë Unionin e Biznesit Shqiptaro-Amerikan dhe shtojmë bashkëpunimet largpamëse me biznesmenët shqiptarë.

Të ndimojmë njëri-tjetrin, deri sa jemi dëshmitarë të epokës se shqiptarët ja dalin në profesionet e tyre dhe e nderojnë emrin shqiptar! Gjithë bizneset të punojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin. Të rrisim ekonominë e komunitetit tonë shqiptar. Të bashkohemi edhe në jetën reale ashtu siç solidarizohemi në rrjetet sociale për gëzimet dhe fatkeqësitë e globit…
/Opinion nga Endrit Hoxhaj/


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *