Morët përgjigjen e lotarisë amerikane? Ja hapi tjetër që duhet të ndiqni

Që nga data 7 maj, shqiptarët kanë nisur të mësojnë nëse janë fitues apo jo të lotarisë amerikane për këtë vit.

Jo të gjithë e kanë marrë një përgjigje, pasi siç është bërë e zakonshme në të gjithë vendet ku aplikohet, të gjithë nguten që të mësojnë përgjigjet që ditët e para dhe serveri bllokohet.

Mbase shumë nuk kanë marrë ende përgjigje dhe ne ju urojmë fat.
Por ky shkrim i dedikohet atyre që kanë marrë përgjigje pozitive.

Ditën e sotme ambasda ka shpërndarë një njoftim për fituesit e Lotarisë dhe ju sqarohen hapat e mëtejshëm. Ju do të vazhdoni me plotësimin e formularit DA-260. Formularin e gjeni fare lehtë në këtë adresë: https://ceac.state.gov/iv


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *