Të rinjtë shqiptarë pro dhe kundër Lotarisë Amerikane (Video)

Shumë qytetare shqiptarë mezi e kanë pritur njoftimin për të kontrolluar nëse janë shpallur fitues të Lotarisë Amerikane DV 2020.

ABC News pyeti kryesisht të rinjtë, nëse kishin aplikuar apo kishin aspirata personale e profesionale jashtë vendit. Me gjithë sfidat, një pjesë preferon Shqipërinë, e mes atyre që duan të largohen, preference është për Europën para SHBA.

Qytetarët: “Jo besoj se jo nuk më pëlqen shumë Amerika, dua më shumë Europën. Shqipëria është si është po nuk do e ndërroja me Amerikën”.

“Mund të shkoja me studime, mund të shkoja për një bashkëpunim me kompani të ndryshme, nuk do braktisja Shqipërinë, do investoja në Shqipëri”.

“Ka gjëra të mira për të bërë edhe në Shqipëri”.

“Patjetër që do e braktis, një arsye është kushtet e jetësës, vendet e punës”.

“Normal që po”.

“Nuk kam aplikuar, por çdo njeri duhet ta bëjë vetë të ardhmen e tij dhe pse në Shqiëpria është e vështirë ta bëjë këtë gjë”.

“Me vrap, me vrap”.

Rezultatet e Lotarisë Amerikane kanë dale prej ditës së martë në orën 18:00 dhe si çdo vit tjetër mijëra shqiptarë donin të dinin nëse ishin shpallur fitues apo jo, gjë që solli dhe një bllokim të serverit të Lotarisë. /ABC News Albania 24/7


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *