LAJMI I LLOTARISE, ME I KLIKUARI, pse valle?
Lajmi me i klikuar nga webi keto dite vjen nga faqja e llotariaamerikane.com dhe eshte njoftimi i ambasades se SHBA per llotarine amerikane
Me sa duket kete vit do behen 400 mije aplikues, minimumi.
Kapakun ia vinte shprehja e ambasades se SHBA: “aplikoni heret”, dmth zini rradhen. Nxitoni!
Sic duket shqiptaret jane te frymezuar nga fotoja me dicituren: “Kush eshte tjetri?”. Dhe po zene rradhen te aplikojne per llotarine, qe te jene ata, Tjetri.
Shqiptaret te pashprese per ndryshim!
Deshperimi eshte aq i madh sa mundesine e shohin dhe tek aplikimi i disafishte, qe te kene me shume mundesi per te kapur llotarine. Por edhe per kete ka menduar ambasada qe ne njoftim thote: mos aplikoni me shume se nje here.
Gjendja e mjerueshme e shqiptareve e cila shfaqet edhe ne komentet e faqes ne facebook apo tek mesazhet ne inbox i detyron ata te shohin llotarine amerikane si te vetmen shprese per nje jete me te mire.
Gjendja e renduar dhe fryma aspak optimiste ka bere qe numri i azilkerkuesve dhe llotariberesve te jete cdo vit e me i larte dhe kete vit pritet gjithashtu te jete nje rekord i ri.
Leave a Reply