Si çdo vit Departamenti i Shtetit publikon peridhen aplikimit per Llotarine amerikane. Periudha e aplikimit nis në 18 tetor 2017 dhe vazhdon deri në 22 nëntor 2017.
Si gjihmone këshillohet të mos pritet deri në ditët e fundit për të aplikuar, sepse kërkesat e shumta mund te rëndojnë website-n e Llotarise amerikane.
Nese aplikohet vete duke e njohur mire proceduren e aplikimit dhe rregullat e saj, nuk ka tarifë për t’u regjistruar për lotarinë ndersa Tarifa e vizës paguhet ditën e intervistës në Konsullatë vetëm nga ata që do të rezultojnë të përzgjedhur.
Para aplikimit për lotarinë, duhet të kontrollohen kërkesat për kualifikim, sic eshte arsimi ose puna e specializuar. Kërkesa për arsim të mesëm të barabartë me arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara është shumë e prerë dhe profesionet për të cilat përvoja e punës mund të përdoret për t’u kualifikuar, janë të kufizuara. Kualifikimet nuk shqyrtohen para intervistës, kështu që përzgjedhja për lotarinë nuk do të thotë gjithmonë se aplikanti do të kualifikohet për vizë.
Leave a Reply