Si te njiheni me rezultatin e aplikimit tuaj per lotarine amerikane DV-2015. Si fillim, per te kontrolluar pergjigjen tuaj, ju duhet te keni perballe fleten e printuar ku permbahen te dhenat e aplikuesit, te cilat jane kodi i konfirmimit te regjistrimit tuaj 16 shifror (confirmation code), emri dhe mbiemri juaj, viti i lindjes. Per te proceduar me kontrollin duhet te perdorni browserin tuaj te internetit si psh. internet explorer, google chrome, mozilla firefox etj, duke shkruajtur ne barren e kerkimit adresen e webfaqes zyrtare te departamentit te shtetit amerikan e cila eshte: www.dvlottery.state.gov/ESC/
Pasi faqja te hapet , klikoni ne butonin CONTINUE dhe me pas plotesoni hapesirat bosh me te dhenat tuaja perkatese.
1- Kodi i konfirmimit te regjistrimit 16 shifror (confirmation code – 2015XXXCRHXXXMWN)
2- Mbiemri juaj
3- Viti i lindjes
4- Shkruani kodin e sigurise qe shikoni ne figure.
Se fundi kontrolloni edhe njehere te dhenat tuaja qe vendoset ne fushat e tekstit qe plotesuat dhe me pas klikoni ne butonin SUBMIT per tu njohur me fatin tuaj. Tani sna mbetet gje tjeter vecse tju urojme pacit FAT!
AVS Online Center
Leave a Reply