Home Studentet Pse te Studioni ne Amerike?

Pse te Studioni ne Amerike?

707
0

Te qenit ne nje klase Amerikane si nje student I huaj, eshte nje experience tjetersuese. Ne klasat e universiteteve Amerikane ju do mund te shprehni lirshem mendimet tuaja, te krijoni miqesi me studentet e tjere ne klase dhe te forconi vetbesimin tuaj duke sfiduar studentet e tjere dhe profesoret ne tema te ndryshme ne klase.

Megjitheate ka 5 karakteristika te atmosferes akademike ne Amerike qe jane ndryshe nga jeta ne klase ne universitetet Shqiptare.

  1. Ka shume rendesi pjesmarrja ne klase.

Ne shumicat e klasave pritet nga ju qe te merrni pjese ne bashkebisedim me profesoret dhe studentet e tjere ne klase. Ju mund te ndani opinionet tuaja ne lidhje me nje teme te caktuar ose te beni pyetje per gjera qe nuk I kuptoni. Kjo eshte vecanerisht e rendesishme per at ate cilet do te studjojne dege si psh: shkenca politike, sociologji, art etj

Duke shprehur opinionet dhe mendimet tuaja, ju jo vetem jepni nje kontribut te vlefshem ne klase, por gjithashtu permisoni aftesite tuaja per te folur ne publik, aftesi kjo qe do tju nevojitet shume ne tregun e punes ne te ardhmen. Gjithashtu duhet permendur qe ne disa klasa kur ben komente te vlefshme dhe interesante, te permiresojne noten ne klase ne menyre te konsiderueshme.

  1. Sistemi I notave eshte i ndryshem.

Shumica e studenteve te huaj ne Amerike nuk jane te familjarizuar me sistemin e notave te basuar ne germa nga A ne F (ku A eshte nota me e larte sic eshte nota 10 ne Shqiperi) Nota mesatare do te bazohet ne vleren 4.0 e cila arrihet nese I merr te gjitha notat A.

  1. Punet ne Grup

Ne universitetet Amerikane eshte shume e rendesishme dhe nxitet shume puna ne grup me student te tjere. Kjo ndodh per arsye qe studentet te pervetesojne aftesi per te bashkupunuar me anetar te tjere te grupit, sic do te ndodh edhe ne jeten pas shkolles kur te filloni pune ne nje kompani. Projektet ne grup jane mjaft interesante dhe jo shume stresuese sepse do e ndani punen me te tjeret, por kjo varet nese do jepet kontribut I barabarte nga te gjithe anetaret e grupi. Shpesh ne fund te projektit, profesori do ju japi nje flete vleresimi ku jo do mund te vleresoni kontributin dhe zotimin e anetareve te tjere te grupit si dhe vetes tende. Ne te tilla vleresime duhet te tregoheni sa me te ndershem dhe te hapur.

  1. Profesoret kane orare takimi edhe jashte klase

Profesoret ne Universitetet Amerikane zakonisht kane orare te lira takimi ne zyrat e tyra dy here ne jave. Kjo eshte nje kohe ku studentet mund te vijne dhe t’I bejne pyetje direkte profesorit rreth nje teme te caktuar ose te adresojne ndonje shqetesim qe kane ne lidhje me klasen qe po frekuentojne. Nese ju e vini re qe keni veshtiresi ne te kuptuarin e materialit, atehere ju duhet te shkoni patjeter ne zyren e profesorit ne oraret e caktuara prej tij. Gjithashtu shume profesor jane shume te hapur qe te flasin dhe te njohin studentet e tyre jo vetem ne konteksin e klases, por edhe ne nje nivel me personal. Ata jane te interesuar te ndihmojne studentet e tyre te arrijne qellimet e tyre akademike.

  1. Disiplina eshte shume e rendesishme

Pavarsisht se ka shume mundesi per studentet te shprehin mendimet dhe opinionet e tyre ne klase, eshte shume e rendesishme qe studentet te jene te edukuar dhe respektueshme ne marredhenie me profesoret dhe studentet e tjere. Te kundershtosh autoritetin e profesorit, te perdoresh cellular gjate klases, te kopjosh ne provime jane konsideruar si sjellje jo e mire ne universitetet Amerikane.

Gjithashtu te qenit nje student I huaj, ti je edhe nje perfaqesues I Shqiperise dhe si rezultat, eshte pergjegjesia jote qe te performosh mire dhe te ndjekesh rregullat e klases.

Te qenit ne nje klase me njerez te tjere qe kane pikepamje te ndryshme nga ty eshte e veshtire, ndaj mos u shqeteso nese ke veshtiresi te pershtatesh. Shume shpejt do fillosh ta pelqesh eksperiencen ne klasat Amerikane./DreamBig/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.