Lotaria Amerikane DV-2021, publikohet data kur fillojnë aplikimet, udhëzimi shqip

Aplikimet për Lotarinë Amerikane do të nisin në datën 2 tetor 2019-të. Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar udhëzimin se kush mund të aplikojë për Lotarinë Amerikane dhe thotë se afati është nga data 2 tetor deri në 5 nëntor.

Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2021 do të rifillojë të mërkurën, më 2 tetor 2019 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 5 nëntor 2019, në mesditë 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5).

Duke filluar nga 5 maji 2020, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.  Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve“, – thotë Ambasada Amerikane.

LEXONI UDHEZIMIN NE SHQIP SI TE APLIKONI PER LOTARINE AMERIKANE


Comments

9 responses to “Lotaria Amerikane DV-2021, publikohet data kur fillojnë aplikimet, udhëzimi shqip”

  1. Anderson Arapi Avatar
    Anderson Arapi

    Gjimnazin

  2. Hello 👋 im Harun shehaj all I’m going to say is that I will not give up on my dreams I’m ready too give everything for this dream the dream that one day I will be on America 🇺🇸 Good blasts All

  3. Matilda Avatar
    Matilda

    30/09/2019 20:58un tashme jam me mbiemer te burit u martova ne 2018,karta ID e kam me mbiemrin e vajzerise, edhe pse kam mare mbiemrin e burit, por kartat e reja dalin ne janar 2020mund te aplikoj me kete ID se ne janar behen te rejat, dmth nuk ndryshon Id personale? Nqs fitoj karta e re do jet me mbiemrin e burit dhe un kam aplikuar me id te vjeter, apo ta potesoj me mbiemrin e burit dhe id e kartes sime, apo te splikoj me mbiemrin tim? Me falni se u zgjata

  4. izet deda Avatar
    izet deda

    m falni por pashaporta ime skadon ne vitin 2029 ndersa aty kur aplikoj m del deri n vitin 2020 si behet? un punoj ne piceri dhe neqoftese vendos ndonje foto me pic n piceri ndonje foto te vecant ka problem?

    1. Pershendetje, fotoja eshte element i rendesishem kualifikimi, keshtu qe mos nenvleresoni rendesine e saj, fotoja duhet format dokument, 5cmx5cm e stampuar, ose format dixhital per tu derguar online 600×600 pixel.

  5. Pershendetje..ju lutem kush mund te me jape nje pergjigje..
    1-Une kam mbaruar shkollen 8 vjecare pas kesaj kam mbaruar shkollen e mesme 3 vjecare profesionale dhe per te plotesuar vitet kam bere dhe 2 vjet gjimnaz me kohe te pjesshme sepse keshtu ishte sistemi i arsimit ne ate kohe..3 vjet +2..
    A me njihet mua shkolla?
    Dhe nje pyetje tj..kam 11 vjet pune ne te njejtin vend siguri aeroportuale…a me ndihmon kjo per tu kualifikuar cfare kategorie i perket?
    Faleminderit kush me ndihmon me pergjigje.

  6. Dhe dicka tj..une kam ndjekur dhe universitetin shteteror per 4 vite part time.

  7. llotaria amerikane 2021 nuk lejonte aplikimin javen e fundit .

    Shume te zgenjyer nga kjo pjese .

    faleminderit

  8. Kamela Nina Avatar
    Kamela Nina

    Kush kannje info a eshte hapur llotaria amerikane per 2020? Kur fillojne aplikimet?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *