Ëndrra amerikane? Ja si pergjigjen ato qe e preken

Esenca e ëndrrës amerikane është në vënë në fjalë më së miri nga Abraham Lincoln, i cili u shpreh se çdo amerikan duhet të ketë mundësinë “për të përmirësuar pjesën e tij në jetë”. Të gjithë, në fakt, duhet të kenë mundësinë të zbulojnë dhe të zhvillojnë ligjërisht, në mënyrë të plotë talentet e tyre.

Ëndrra amerikane, sigurisht nuk do të thotë që të gjitha ia dalin mbanë apo se askush nuk do zmbrapset nga të papriturat apo lëndohet nga erërat e ndryshimit. Ëndrra amerikane do të thotë që nuk duhet të ketë barriera ekonomike apo mundësish. Dhe jo vetëm për njerëzit që jetojnë në SHBA, por për këdo që e ndien se mund të bëhet pjesë e kësaj ëndrre. Pikërisht për këtë arsye s’do harruar se sa i rëndësishëm është emigracioni për shoqërinë amerikane, si sot ashtu dhe në shekujt e kaluar. Gjithashtu, duhet thënë se Amerika ndër shekujt tashmë konsiderohet si vendi i mundësive. Që kur u krijua, miliona emigrantë të dëshpëruar kanë ikur nga varfëria, lufta e shtypja për t’u bërë qytetarë të vendit të lirisë. Kultura e biznesit në Amerikë është famshme tashmë: “Është kollaj të nisësh një biznes të ri. Kushdo mund të bëhet Bill Gates i ardhshëm”.

Madeleine Albright, sekretare Amerikane e Shtetit, 1997-2001
“Ëndrra amerikane do të thotë të jesh pjesë e një shoqëri që të lejon jesh çfarë të duash dhe të dish se optimizmi individual dhe puna do të shpërblehen. Ëndrra amerikane ekziston për shumë njerëz, brenda dhe jashtë SHBA”.

Buzz Aldrin, njeriu i dytë që mbërriti në hënë, 1969
“Mendoj se ëndrra amerikane përdoret për të arritur qëllimin kryesor, e më pas vijojnë të tjerat. Tani, mendoj se ëndrra është transformuar në dëshirën për para. Mendoj se kemi nevojë të kthehemi tek idealizmi dhe patriotizmi, por me qëllime realiste e monetare”.

Maya Angelou, poete, historiane, skenariste, producente dhe regjisore
“Ëndrra amerikane, e arritshme ose jo duhet të jetë liria, liria në gjithçka. Mendoj se kjo është ajo çka i largoi pionierët e parë nga Evropa dhe bëri që ata të përleshen me vendasit këtu. Të gjithë janë në kërkim të lirisë për të kontrolluar fatin e tyre”.

Tyra Banks, një ndër supermodelet më të njohura në botë
“Mendoj se puna dhe vendosmëria kanë të bëjnë me përmbushjen e çdo lloj ëndrre. Kur isha modele, ëndrra ime ishte të isha moderatore në një emision, ndaj planifikova që atëherë se si ta bëja një gjë të tillë. Dhe sot ia kam arritur”.

Chuck Norris, aktor
“Unë mendoj se ëndrra amerikane nuk është diçka që e kemi shpikur, por e kemi të trashëguar. Po të vësh re, në deklaratën e pavarësisë është e qartë se jeta dhe liria duhet të shkojnë krahas lumturisë e jo parave, statusit apo materializmit.

Lakshmi Mittal, presidenti i bordit drejtues të “Arcelor Mittal”
“Gjithmonë e kam admiruar kulturën amerikane të sipërmarrjes. Është një shembull i madh i shoqërisë meritokratike, ku puna dhe suksesi lavdërohen dhe shpërblehen. Këto karakteristika na kanë ndihmuar të krijojmë kompaninë më të madhe e çelikut në botë”.

Donald J. Trump, (sipërmarrës i kompanive të ndërtimit, para se te behej president)
“Ëndrra amerikane është liri, prosperitet, paqe dhe drejtësi për të gjithë. Kjo është një ëndërr e madhe. Jo gjithnjë është e lehtë të arrihet, por ky është ideali. Kemi përparuar më shumë se çdo shtet tjetër në botë drejt demokracisë”.

Nancy Pelosi, kryetarja e parë femër e Dhomës së Përfaqësuesve
“Ëndrra amerikane është shpresa për një të ardhme më të mirë, me mundësi të barabarta që të gjithë të marrin pjesë në prosperitetin dhe suksesin e kombit tonë të madh”.

Oliver Stone, regjisori i filmave të çmimeve “Academy Award”
“Ëndrra amerikane është një sistem i ngurtë monetar, i kontrolluar nga korporatat, i cili inkurajon forcën e mjaftueshme të tregut dhe rrjedhshmërinë e parave që një i sapoardhur të realizojë vizionin e ëndrrës amerikane”.

Kurt Rusell, aktor filmash
“Ëndrra amerikane ishte dikur mundësia për të krijuar lirshëm stilin tënd të jetës dhe për të nderuar të drejtat e të tjerëve, edhe kur e kupton se kur vepron kështu nuk ke asnjë garanci për sukses. Të jetosh i çliruar nga dëshirat e atyre individëve që kërkojnë vetëm garanci.

Blendina Cara : Gazeta TiranaObserver


Comments

2 responses to “Ëndrra amerikane? Ja si pergjigjen ato qe e preken”

  1. deshira ime endrra ime eshte qe ti shof nga afer keto mrekulli te e amerikes po nuk e di kure do jete ajo dite vec nje zot e di kure do jete ajo dite po dhe shprese te madhe ke ju se ju i dini shume mire se si shkojne pune ketu ke ne.

  2. Enderr e kam kete te shkrete Amerike, kam gati 20 e ca vjet qe hedh llotarine, po hic sna del. Te shpresojme kete vit, te shohim neser.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *