A do te kete perzgjedhje te dyte per Llotarine amerikane?

Nje aplikuese e Llotarise amerikane me te drejte ka pyetur ne ambasaden amerikane se perse nuk do te kete me te perzgjedhur per lotarine amerikane. Ja cila eshte ne te vertete arsyeja sipas ambasades amerikane

Pyetesja: Perse nuk perzgjidhni fitues te rinj tani ne shtator !
Perse nuk u jepni mundesi personave qe vertet e duan Ameriken ? Qe kane deshire te ecin perpara, te punojne ? Qe i plotesojne te gjitha kushtet !? Por ia jepni pozitive atyre qe i digjni qe ne fazen e dyte pas plotesimit te ds260 ?!

 

Pergjigja nga ambasada amerikane: Në radhë të parë politikat dhe përzgjedhjet për lotarinë administrohen nga Qendra Konsullore Kentucky (KCC) në SHBA. Ndërkohë që vjet pati një raund të dytë përzgjedhjeje për DV-2017 – dhe më lejo të theksoj që kjo përzgjedhje ishte për të gjitha shtetet që kanë të drejtë të marrin pjesë në programin e lotarisë, kjo ndodhi për shkak se kishte një përqindje të ulët të dorëzimit të DS-260 deri në shtator 2016. Për këtë arsye, KCC ndërmori një raund të dytë përzgjedhjesh duke plotësuar objektivin e vendosur nga Kongresi për mundësimin e lëshimit të 50,000 numrave vizash brenda një viti fiskal (DV-2017). Duke qenë se këtë vit KCC nuk ka njoftuar një përzgjedhje të dytë, kjo do të thotë që përqindja e dorëzimit të DS-260 ka qenë mjaftueshëm e lartë për DV-2018.

E dyta: ne ecim në bazë të rregullave dhe ligjeve që i gjeni në faqen tonë të internetit. Ne nuk refuzojmë askënd ashtu siç ju shpreheni. Përkundrazi! Ne jemi shumë transparentë në punën tonë; ne bëjmë fushatë të gjerë sensibilizuese mbi kriteret e kualifikimit dhe gjithmonë kemi rekomanduar që të lexohen rregullat e kualifikimit PERPARA se të aplikojnë për lotarinë. Shpesh ndodh që nuk lexohen rregullat, nuk na kontaktojnë paraprakisht, dhe në sportel kemi në person me arsimin që nuk e kualifikon, apo ben gabime ne aplikim – për të cilin jemi të detyruar të zbatojmë ligjin. Dhe mos harro, ne jemi këtu për të zbatuar ligjin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi Imigracionin, edhe pse na vjen keq tek shikojmë që aplikanti refuzohet se nuk ka lexuar rregullat.  Edhe kjo kërkon kohë dhe energji, por që ne jemi të përkushtuar për ta vazhduar sa kohë që interesimi i atyre që dëshirojnë të marrin informacion mbetet i lartë. Dhe, kini parasysh që këtë informacion, përkundër informacionit të Ambasadave të tjera, ne e kemi të plotë në faqen tonë të internetit, në të dyja gjuhët, për lehtësinë e të interesuarve.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *