Pas konfuzionit qe ndodhi me aplikuesit e Lotarise Amerikane per mosfunksionimin e sistemit, vjen edhe Njoftimi i Ambasades per fillimin e aplikimeve. Ajo eshte shprehur se kjo nderprerje nuk lidhet vetem me Shqiperine por me te gjithe boten dhe per shkak te problemeve teknike periudha e regjistrimit per Lotarine amerikane DV 2018, do te filloje nga e para, pervec kesaj te gjithe aplikimet e kryera deri tani nuk do te merren parasysh prandaj duhet te aplikojne nga e para.
Kjo gje ka sjelle edhe konfuzion ne rradhet e atyre qe kishin aplikuar me pare, duke vene ne dyshim nese duhet aplikuar perseri apo jo nga frika mos skualifikohen. Kete dyshim e ka hequr ambasada duke sqaruar se nuk penalizohen ato qe kane aplikuar nje here para dates 18 tetor.
“Askush nga individët që kanë aplikuar përpara 18 tetorit NUK penalizohet nese kryen nje aplikim te ri gjate periudhes se re te regjistrimeve, pasi ai aplikim i kryer perpara 18 Tetorit 2017 per DV-2019 nuk quhet i vlefshëm. Ndaj ju duhet të kryeni një aplikim të ri duke filluar nga data 18 Tetor. Ju mund të përdorni fotografinë që përdorët gjatë aplikimit të DV-2019 përpara datës 18 tetor, pasi aplikimet e kryera përpara datës 18 tetor për DV-2019 nuk janë të vlefshëm. Ju nuk mund të përdorni fotografinë e përdorur për DV-2018 (nëse keni aplikuar)“
Ajo qe keshillohet ne kete rast eshte te pritet derisa faqja e internetit te funksionoje normalisht dhe te mos nxitohemi duke aplikuar menjehere. Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë.
Leave a Reply