Ditën e sotme hapet aplikimi për Lotarinë Amerikane, një mundësi e përvitshme për të fituar të drejtën për të jetuar e punuar në SHBA.
Çdo gjë është si më parë në ne aplikimi përveç një opsioni të ri që është shtuar këtë vit: Mundësia për verifikimin e të dhënave. E rëndësishme është që secili ta plotësojë sakte aplikimin, dhe nëse nuk ka njohuri në gjuhën angleze mund të asistohet nga dikush tjetër qe mund te jete nje zyre e specializuar.
Nëse faqja e aplikimit nuk ju hapet gjatë ditës së sotme, mos u shqetësoni, mund të jetë për shkak të mbingarkesës por ju keni kohë të aplikoni deri në 7 nëntor.
Nëse aplikoni për herë të parë, kujdesuni që fotografinë ta realizoni në një “Foto-Studio”, pjesa më e madhe e tyre i dinë përmasat e duhura. Fotoja duhet te jete e re dhe jo e perdorur me pare per aplikim. Suksese
Leave a Reply