Të gjithë personat që kanë ëndërr Amerikën apo që duan të shkojnë për një jetë më të mirë drejt SHBA nga nesër ju ofrohet mundësia..
Kështu, më 3 Tetor pra ditën e nesërme nisin aplikimet për programin e Lotarisë Amerikane 2019.
Tashmë, në faqen e zyrtare të Ambasadës është publikuar edhe udhëzimi me rregullat që duhet të ndjekin aplikantët. Këshilla kryesore e zyrtarëve: “Aplikoni herët, por ama vetëm një herë”
Programi i Vizave Emigruese të Shumëllojshmërisë, i autorizuar nga Kongresi, administrohet nga Departamenti i Shtetit në bazë vjetore.
“Seksioni 203(c) i Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë (INA) mundëson viza për një grup “emigrantësh të shumëllojshmërisë”, prej vendeve me shkallë historikisht të ulët emigrimi në Shtetet e Bashkuara. Pёr vitin fiskal 2019, do të jenë në dispozicion 50,000 viza emigrantësh të shumëllojshmërisë (DV). Regjistrimi për në programin e Lotarisë është falas. Aplikantët që janë përzgjedhur nga programi i lotarisë (“të përzgjedhurit”) duhet të plotësojnë kërkesa të thjeshta, por të rrepta, të pranueshmёrisё në mënyrë që të kualifikohen për një vizë shumëllojshmërie. Një kompjuter përzgjedh rastësisht aplikantët për vizën e lotarisë. Vizat e lotarisë shpërndahen ndërmjet gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend i veçantё nuk mund të përfitojë më shumë se 7% të Lotarive (DV-ve) të disponueshme për çdo vit”, thuhet në udhëzim.
Leave a Reply