Udhërrëfyesi i Lotarisë Amerikane: 440 profesionet që ju kualifikojnë! – Në 5 vitet e fundit, 2 duhet të jenë në këto fusha

Rihapja e programit të Lotarisë së Diversitetit (DV) është pritur me shumë interes në Shqipëri. Ata që kanë aplikuar më herët apo që kanë në plan të aplikojnë, do të mund ta kryejnë procesin duke nisur nga dita e mërkurë.

Krahas informacioneve për aplikimet të cilat duhet të ribëhen dhe faktit se mund të përdoret e njëjta foto e aplikimit të mëparshëm, ambasada amerikane në Tiranë, duke iu përgjigjur interesit të treguar në rrjetet sociale, ka evidentuar nevojën për t’u konsultuar me Udhërrëfyesin me kriteret.

2 kriteret kryesore janë arsimimi dhe përvoja e punës.

Çdo aplikant duhet të plotësojë ose kërkesën e arsimit ose kërkesën e eksperiencës së punës të programit të lotarisë, duke poseduar:

  • Një arsim të shkollës së mesme apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar 9-vjeçar dhe i mesëm;

Ose

  • dy vjet pёrvojë pune brenda pesё viteve të kaluara në një punësim që kërkon të paktën 2 vjet trajnim ose eksperiencë për ta ushtruar.

Për të përcaktuar nëse pёrvoja e punës kualifikohet për lotarinë, mund të përdoret Baza e të Dhënave të Departamentit Amerikan të Punës O*Net OnLine.

Për ata që nuk plotësojnë kushtet e mësipërme, këshilla është “MOS aplikoni

Por cilat janë përvojat e punës që ju kualifikojnë nëse përzgjidheni për intervistë?

“Për të përcaktuar të drejtën ligjore bazuar në përvojën e punës, do të përdoren përkufizimet e publikuara në bazën e të dhënave të Departamentit të Punës (DOL) O*Net OnLine Database. O*Net OnLine Database grupon përvojën e punës në pesë “zona të punës.” Edhe pse shumë profesione janë të shënuara në faqen e internetit të Departamentit të Punës (DOL), vetëm disa profesione specifike të caktuara kualifikohen për programin e DV-së. Për t’u kualifikuar për një DV në bazë të përvojës suaj në punë, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikuar në një shkallë të Përgatitjes së Veçantë Profesionale (SVP) tё vlerës 7.0 ose më lart” shkruhet në udhëzimin e programit të lotarisë amerikane.

Nëse i referohemi bazës së të dhënave të Departamentit Amerikan të Punës, në zonat 4 dhe 5 janë listuar më shumë se rreth 400 përvoja pune të cilat kualifikohen për programin e Lotarisë Amerikane:

Zona 4

Kontabilistë

Ekspertë sigurimesh

Specialistë të Edukimit Fizik

Mësues dhe lektorë për arsimin e ulët  dhe të mesëm

Menaxherë Reklamimi dhe Promovimi

Inxhinierë dhe Teknikë Operacionesh për Hapësirën Ajrore

Inxhinierë të Hapësirës Ajrore

Agjentë dhe Menaxherë Biznesi për Artistët, Performuesit dhe Atletët

Inxhinierë bujqësorë

Pilotë, pilot i dytë dhe Inxhinierë Fluturimesh

Menaxherë Reklamimi dhe Promovimi

Vlerësues për Pasuritë e Paluajtshme

Arkitektë Marine

Hartues arkitektonikë

Menaxherë akuakulturalë

Drejtorë të Arteve

Shkencëtarë për Hapësirën

Specialistë të Multimedias dhe sektorëve Audio – Vizualë

Auditorë

Inxhinierë automobilistikë

Inxhinierë biokimikë

Drejtues të prodhimit të Biokarburanteve

Menaxherë të Teknologjisë dhe Zhvillimit të karburanteve dhe naftës

Teknikë bioinformatikë

Teknikë biologë

Analistë të Lajmeve për Transmetim

Specialistë për zhvillimin e tokave

Menaxherë kimikë

Kimistë

Punonjës socialë për fëmijët, familjet dhe shkollat

Menaxherë civilë

Menaxherë

Planifikues të vazhdimësisë së biznesit

Analistë buxheti

Analistë biznesi

Mësues/ teknikë të Arsimit Profesional (për Shkollën e Mesme)

Mësues/ udhëheqës karriere (për Shkollën e mesme)

Hartografë

Blerës dhe menaxherë blerjesh të produkteve bujqësore

Koreografë

Planifikues Rajonal dhe i Qytetit

Inxhinierë civilë

Ekzaminues të kërkesave  dhe sigurimit të pronës

Menaxher kompjuteri dhe sistemi informacioni

Menaxher i të dhënave klinike

Koordinatorë të Kërkimit Klinik

Trajnerë

Projektues industrialë

Punëtorë shëndetësorë të komunitetit

Menaxherë për Kompensimet dhe Përfitimet

Specialistë për Analiza Pune, Kompensimet dhe Përfitimet

Inxhinierë të pajisjeve kompjuterike

Arkitektë rrjetesh kompjuterike

Specialistë për mbështetjen e rrjeteve kompjuterike

Programues kompjuterësh

Analistë sistemesh kompjuterike

Inxhinierë/arkitektë sistemesh kompjuterike

Menaxherë ndërtimi

Shkrimtarë

Vlerësues të kostove

Analistë për kredi

Këshilltar për kredi

Teknolog Citogjenetikë

Administratorë të dhënash IT

Arkitekt

Drejtorë, Aktivitete fetare dhe edukativë

Drejtues, Kinematografia, Televizioni dhe Radioja

Administratorët e Arsimit, Qendrat Parashkollore dhe Kujdesi për Fëmijë

Inxhinierë Elektrikë

Inxhinierë Mjedisi

Inxhinierë elektro-teknikë

Inxhinierë elektronikë, përveç kompjuterit

Mësues të shkollave fillore, përveç arsimit special

Drejtorët e Menaxhimit të Emergjencave

Brokerat e Energjisë

Inxhinierët e Energjisë

Inspektorët e Mbrojtjes së Mjedisit

Teknikët e Inxhinierisë së Mjedisit

Teknikët e Shkencës dhe Mbrojtjes së Mjedisit

Shkencëtarët e mjedisit dhe specialistët, duke përfshirë shëndetin

Përfaqësuesit dhe Zyrtarët e Shanseve të Barabarta

Fermerët dhe Menaxherët e fermave

Analistët financiarë

Ekzaminues financiar

Menaxherët financiar, degët ose departamentet

Inxhinierët e Parandalimit të Zjarrit dhe Mbrojtjes

Mbikëqyrësit e linjës së parë të punonjësve të akuakulturës

Mbikëqyrësit e linjës së parë të punonjësve të shitjes me pakicë

Notar dhe roje bregdetar

Koordinator Fitness dhe Wellness

Shkencëtar dhe teknolog ushqimor

Teknikë të Shkencave Ligjore

Rojtar pylli

Muzikant

Administrator rrjeti kompiuterik

Specialist shëndetësie

Tregtar online

Këshilltar financiar

Inxhinier nafte

Poet

Drejtues programi

Prodhues

Administrator pronash

Manaxher PR

Drejtes televiziv e radiofonik

Terapist

Agjent shitjesh

Inxhinier shitjesh

Përfaqësues shitjes

Strateg marketingu dhe kërkimi

Tregtues aksionesh dhe lëndësh të para

Manaxher sigurie

Asistent social

Kërkuesh shkëncor

Programues

Mësues

Magazinier

Drejtues talentesh

Drejtues teknik

Inxhinier transporti

Manaxher trajnimi dhe zhvillimi

Inxhinier energjie nga era

Zbuluesit e mashtrimit, hetuesit dhe analistët

Inspektorët e ngarkesave

Drejtuesit e Përgjithshëm dhe Operacioneve

Topograf gjeodezikë

Teknikët e Sistemeve të Informacionit Gjeografik

Teknikët e testimit të mostrave gjeologjike

Teknikë Gjeofizikë të të Dhënave

Gjeologë, përveç hidrologëve dhe gjeografëve

Shkencëtarët gjeohapsinorë

Grafik dizajnër

Edukatorët e Shëndetit

Menaxherët e Burimeve Njerëzore

Specialistët e Burimeve Njerëzore

Hidrologë

Teknologë të Inxhinierisë Industriale

Inxhinierë Industriale

Menaxherët e Prodhimit Industrial

Inxhinierët e sigurisë industriale dhe të shëndetit

Specialistë për Infermierinë Informatike

Analistët e Sigurisë së Informacionit

Menaxherët e Projekteve të Teknologjisë së Informacionit

Agjentët e shtijës të sigurimeve

Siguruesit e Sigurimeve

Analistë të Inteligjencës

Projektues të Brendshëm

Përkthyesit

Mësues të kopshtit

Specialistët e marrëdhënieve të punës

Arkitektë Peizazhi

Ligjvënësit

Këshilltarët e Huasë

Menaxherët e Strehimit

Logjistë

Analistët e Logjistikës

Inxhinierët e Logjistikës

Menaxherët e Logjistikës

Menaxherët e Parandalimit të Humbjeve

Teknologjitë e Inxhinierisë së Prodhimit

Inxhinierët e Prodhimtarisë

Arkitekt detar

Inxhinierët Detare

Analistët e Kërkimeve të Tregut dhe Specialistët e Marketingut

Menaxherët e Marketingut

Inxhinierët e materialeve

Teknikë matematikorë

Inxhinierët Mekanike

Inxhinierët e makaronikes

Laboratorë të Teknologjisë Mjekësore dhe Klinike

Planifikues i eventeve, Takimi, konventa

Mësuesit e shkollave të mesme, me përjashtim të arsimit profesional

Mamitë

Inxhinierët e Minierave dhe Gjeologjike, përfshirë Inxhinierët e Sigurisë në Miniera

Artistë dhe animatorë multimedialë

Teknikë dhe Konservatorë të Muzeut

Dirigjentë

Zona 5

Akupunkturist;

Gjykatës ligjesh administrative;

Infermiere të praktikave të avancuara psikiatrike;

Mësues shkencash agrokulturore;

Alergologë dhe imunologë;

Asistentë anesteziologjist;

Shkencëtar kafshësh;

Antropolog;

Mësues antropologjie dhe arkeologjie;

Arbitra, ndërmjetës;

Arkeolog;

Menaxherë arkitekturorë dhe inxhinierie;

Mësues arkitekture;

Arkivist;

Mësues studimesh etnike dhe kulturore;

Terapist arti;

Mësues arti, drame dhe muzike;

Astronom;

Trajnerë atletikë;

Mësues shkencash atmosferike, tokësore, detare dhe shkencore;

Audiolog;

Biokimist dhe biofizikant;

Shkencatër bioinformatike;

Mësues shkencash biologjie;

Biolog;

Biostaticien;

Mësues biznesi;

Mësues kimie;

Drejtues ekzekutiv;

Kiropraktikant;

Klegjia;

Analist i ndryshimeve klimatike;

Infermiere specialiste klinike;

Psikolog klinike;

Mësues komunikimi;

Shkencëtar kompjuterësh dhe informacioni;

Mësues shkencash kompjuterike;

Psikolog këshillues;

Mësues i zbatimit të ligjit dhe të drejtës penale;

Kuratorë;

Citoteknolog;

Dentist;

Dermatolog;

Dietist dhe nutrolog;

Mësues ekonomie;

Ekonomist;

Administratorë edukimi;

Mësues edukimi;

Këshillues shkollorë;

Mësues inxhinierie;

Mësues i gjuhës angleze dhe letërsisë angleze;

Ekonomist mjedisor;

Inxhinier mjedisor;

Planifikues ripërtëritjeje mjedisore;

Mësues shkencash mjedisore;

Epidemiolog;

Fiziolog ushtrimesh;

Këshilltar menaxhimi shtëpie dhe ferme;

Analist financiar kuantitativ;

Mësues gjuhe të huaj;

Mësues pylltarie;

Inxhinier qelizash karburanti;

Gjenetist;

Gjeograf;

Mësues gjeografie;

Punonjës të shëndetit social;

Historian;

Mësues historiel

Mësues ekonomie shtëpiake;

Ekologjist industrial;

Menaxher fondi investimi;

Gjykatës, magjistratë;

Mësues ligjesh;

Avokat;

Librarist;

Terapist martesash dhe familjesh;

Shkencëtar materialesh;

Mësues shkencash matematike;

Matematicien;

Menaxher shërbimesh mjekësore dhe të shëndetit;

Punonës i shëndetit mendor dhe abuzimit me substancat;

Këshilltar i shëndetit mendor;

Mikrobiolog;

Inxhinier mikrosistemesh;

Biolog molekular dhe qelizor;

Inxhinier nanosistemesh;

Menaxher i shkencave të natyrës;

Fizikant natyropatik;

Neurolog;

Neuropsikolog;

Fizikant i mjekësisë nukleare;

Infermiere anesteziste;

Infermiere;

Mësues dhe instruktorë infermierie;

Gjinekolog dhe obstetrist;

Terapist punësimil

Oftamolog;

Optometrist;

Kirurg oral dhe maksiofacial;

Ortodontist;

Patolog;

Pediatër;

Farmacist;

Mësues filozofie dhe teologjie;

Terapist fizikant;

Asistent fizikant;

Mësues fizike;

Mësues shkencash politike;

Shkencëtar politike;

Fizikant i mjekësisë parandaluese;

Psikiatër;

Mësues psikologjiel

Radiolog;

Mësues studimesh rekreative dhe fitness;

Këshilltar rehabilitimi;

Psikolog shkolle;

Dizajner setesh dhe shfaqjesh;

Mësues i punës sociale;

Sociolog;

Mësues sociologjie;

Shkencëtar dheu dhe bimësh;

Patolog i gjuhës së folur;

Fizikant mjekësie sportive;

Statisticien;

Këshilltar abuzimi me substancat dhe çrregullimi sjelljeje;

Kirurg;

Kërkues sondazhesh;

Planifikues urban dhe rajonal;

Urolog;

Veteriner;

Zoolog dhe biolog i jetës së egër

 

Për t’u konsultuar me listën në versionin anglisht, kliko këtu.

/Scan/


Comments

One response to “Udhërrëfyesi i Lotarisë Amerikane: 440 profesionet që ju kualifikojnë! – Në 5 vitet e fundit, 2 duhet të jenë në këto fusha”

  1. Dua te iki per nje jet ma te mir

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *