Mos bëni biznes me askënd që përpiqet t’ju mashtrojë! Mund t’ju ndalohet hyrja përgjithmonë në Amerikë
Ambasada ka publikuar procedurat që duhen ndjekur për të aplikuar për vizë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një njoftim Ambasada ka apeluar qytetarët që të tregohen të kujdesshëm gjatë aplikimit.
“Tregohuni të sinqertë dhe të saktë gjatë plotësimit të formularit dhe intervistës. Ju lutemi, mbani mend se kushdo që ju thotë të kundërtën, nuk po vepron në interesin tuaj më të mirë”.
Por Ambasada shkon edhe më tej ku apelon që të mos bëhet biznes me askënd që përpiqet të sigurojë një vizë nëpërmjet mashtrimit, ku përveç se qytetarët mund të humbin shumë para, mund t’i ndalohet hyrja përgjithmonë në SHBA.
“Mos bëni biznes me askënd që përpiqet t’ju sigurojë një vizë nëpërmjet mashtrimit. Ju mund të humbni shume para, si dhe mund t’iu ndalohet hyrja përgjithmonë në SHBA. Le t’i leme së bashku pa punë mashtruesit.”
Për të aplikuar në mënyrë korrekte për një vizë, ndiqni hapat duke klikuar këtu.
Leave a Reply