Në udhëzimet e fundit nga Departamenti i Shtetit për Programin e vizave emigruese te shumellojshmërisë DV-2021, vihet re një risi mjaft e rëndësishme.
Ndër informacionet që kërkohet në plotësimin e formularit elektornik, këtë vit aplikuesit kryesor i kërkohet që të jetë i pajisur me pasaportë të paskaduar për udhëtim jasht shtetit, numri i pasaportës, shteti i lëshimit si dhe data e skadimit.
Ja cfare thuhet ne tekstin e udhëzimit ne shqip nga Departamenti Amerikan i Shtetit:
7. RISI për DV-2021: Aplikuesit kryesor i duhet një pasaportë e paskaduar për udhëtim jashtë shtetit, numri i pasaportës, shteti i lëshimit të pasaportës dhe data e skadimit. Kjo kërkesë aplikohet vetëm për aplikuesin kryesor, dhe jo për vartësit e tij.
Ju duhet te vendosni një pasaportë të vlefshme valide për udhëtime ndërkombëtare përveç nëse jeni pa shtetësi, ose i përkisni një kombësie të shteteve të kontrolluara nga komunizmi dhe për këtë nuk mund të merrni njëpasaportë të atij shteti, ose jeni përfitues i përjashtimit individual të miratuar nga Sekretarii Departamentit të SigurisëKombëtare dhe Sekretari i Shtetit
Persa i perket informacioneve te tjera, ato duket se nuk kanë ndryshuar.
Leave a Reply