Llotaria amerikane, tregohet ku gabojnë zakonisht aplikantët

Edhe pak dite na ndajne nga data për të aplikuar për Llotarinë Amerikane.
Në një intervistë për “Vizion Plus”, konsulli amerikan në Tiranë, Benjamin Hesprich, shpjegoi se fotografia me syze dhe më e vjetër se 6 muaj, por edhe arsimi i mesëm me kohë të pjesshme ju skualifikojnë automatikisht.

Së bashku me Lorenc Mansakun, supervizor dhe specialist vizash, konsulli amerikan shpjegon se cilat janë gabimet që duhet të shmangni, kriteret për t’u kualifikuar dhe si mund të jeni fitues edhe nëse nuk keni arsimin e duhur për lotarinë.
Për të gjithë shqiptarët, kudo që aplikojnë është një mundësi e shkëlqyer, me të njëjtat shanse kudo që aplikojnë, si këtu, si në Itali, kudo që jetojnë do të kenë të njëjtin shans për t’u zgjedhur.
Këshilla është që, së pari të aplikoni në mënyrë të drejtë dhe vetëm një herë. Është e rëndësishme që të aplikoni vetëm një herë në një sezon. Gjithashtu përgatituni mirë për intervistë, nëse do të fitoni lotarinë amerikane.
Aplikoni më herët, pasi nëse ju do të keni probleme me kompjuterin apo në sistem, është më mirë nëse aplikimi bëhet më herët.
Hilja më e mirë është që të aplikoni në mënyrë të drejtë.
Mbani mend që këtë vit ju keni nevojë për një fotografi të re. Mos e përdorni një fotografi që e keni përdorur më parë dhe hiqni syzet, sepse këta janë dy faktorë skualifikues.
Nëse aplikoni më shumë se një herë për të rritur shanset, në fakt është faktor skualifikues. Të tjerë faktorë që duhet të dini është se cilët anëtarë të familjes duhet të përfshini në aplikim. Ju duhet të përfshini bashkëshortin ose bashkëshorten dhe çdo fëmijë deri në 21 vjeç në momentin e aplikimit. Pra në ditën e aplikimit, fëmija duhet të jetë deri në 21 vjeç dhe i pamartuar. Kur them “fëmijë”, ky mund të jetë fëmijë biologjik, i birësuar apo thjeshtër, që jeton apo jo me ju. Duhet t’i përfshini në aplikim.
Është absolutisht e rëndësishme te ndiqni rregullat e sakta! Ju lutem, mos bëni ndonjë gabim.
Gabimi me shpeshtë?
Një ndër ta është që nuk lexojnë nëse janë të kualifikuar apo jo. Ka dy kritere për t’u kualifikuar: nëse keni një diplomë nga shkolla e mesme me kohë të plotë, të krahasueshme me një diplomë amerikane, apo për hir të eksperiencës së punës, por vetëm disa profesione do t’ju kualifikojnë.


Comments

4 responses to “Llotaria amerikane, tregohet ku gabojnë zakonisht aplikantët”

  1. pershendetje si mund te aplikoj per llotarin amerikane
    \

  2. Muharrem Ramadani Avatar
    Muharrem Ramadani

    Jam nga Gjilani Kosoves,profesor Ingj.dip Makinaris,drejtimi termormogjetike

  3. Prsh. Dua te Aplikoj Lloterin Americane. Por doja te dija se mundem te Aplikoj nga telefoni. Opo duhet te Aplikosh neper qendrat e caktuara ? Faleminderit

  4. brunilda abazi Avatar
    brunilda abazi

    Jam e martu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *