Llotaria amerikane DV-2014, dalin përgjigjet me emrat fitues, 1 Maj 2013

by

in

llotaria dv-2014Për ata që kanë aplikuar për DV-2014, sot 1 maj 2013  ne oren 18:00 del njoftimi zyrtar me emrat fitues te llotarise amerikane dv 2014 i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entry Status Check), i cili do të jetë në përdorim duke filluar nga data 1 Maj 2013, rreth ores 18:00 në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë”.

Kjo është e vetmja mënyrë me të cilën ju do të merrni njoftim të statusit të aplikimit tuaj. Emrat fitues për llotarinë amerikane Dv-2014 nuk publikohen në asnjë gazetë, as në gazetën Shekulli dhe në asnjë gazete tjetër përvec sitit zyrtar të ambasadës amerikane. Prandaj mos kërkoni për emrat fitues në gazetën Shekulli sepse është thjeshtë humbje kohe. Gazeta Shekulli nuk do të publikojë emrat fitues për llotarinë amerikane 2014.

Nëse ju merrni një njoftim me anë të postës elektronike apo me postë rreth përzgjedhjes suaj në llotarinë E-DV, duhet të dini që ky njoftim nuk është i ligjshëm. Vetëm pasi ju të jeni përzgjedhur, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar procesimi i rastit tuaj, vetëm atëherë ju mund të merrni në vazhdim e-maile komunikimi nga QKK-ja që ju njofton juve të shikoni Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informacione të reja rreth aplikimit tuaj. QKK-ja nuk do t’ju kërkojë juve t’u dërgoni para atyre, kësaj Ambasade, apo ndonjë Ambasade tjetër të SH.B.A.-së me postë, apo shërbime të tilla si Western Union.

Për cdo lajmërim rreth llotarisë amerikane mund të informoheni në këtë adresë këtu Llotaria amerikane Dv-2014


Comments

4 responses to “Llotaria amerikane DV-2014, dalin përgjigjet me emrat fitues, 1 Maj 2013”

  1. PLLUM REXHA Avatar
    PLLUM REXHA

    SI TA KONTROLLOJ UN QE JAM FITUES KUR NJEKOSISHT APLIKIMIN MA KA BERE NJE I AFERMI IM

    1. Prsh. Mjafton te komunikosh me ate te afermin tend dhe ti thuash te kontrolloje nese ju rezultoni si perzgjedhur i lotarise amerikane.

      1. dua te dihmoj familjen

  2. dua te dihmoj familjen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *