Home Lajme Kriteret kualifikuese mbi arsimimin dhe punësimin

Kriteret kualifikuese mbi arsimimin dhe punësimin

2308
18

Kriteret kualifikuese mbi arsimin dhe punësimin.

Të gjithë aplikantët e lotarisë së Vizave të Shumëllojshmërisë (DV) këshillohen të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikimit të arsimimit dhe punësimit para se të aplikojnë.  Aplikanti kryesor (ai që është përzgjedhur në bazë të numrit të aplikimit) duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikueshëm me qëllim që të kualifikohet për një vizë të programit të lotarisë së DV-së.

Arsimimi: Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është i barasvlefshëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm). Diplomat e shkollës së mesme gjimnaz me kohë të plotë kualifikohen për lotarinë. Shkollat e mesme profesionale me kohë të plotë mund të kualifikohen nëse ato në thelb përputhen me kërkesat thelbësore të një të arsimi të mesëm me kohë të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi përfundimtar do të merret nga oficeri konsullor në ditën e intervistës për vizë.

Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme – pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjeshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespondencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë.  Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin pa shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikohet për programin e lotarisë.

Diplomat universitare kualifikohen për programin e lotarisë së DV-së.

Punësimi: Aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçare menjëherë para aplikimit.  Vetëm disa profesione specifike kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë.

Për t’u kualifikuar për një vizë të lotarisë mbi bazën e eksperiencës së punës, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë  Pune  4 ose 5, e klasifikuar në Përgatitjen Profesionale Specifike (SVP) të vlerës 7.0 ose më lart. Profesionet kualifikuese të DV-së janë të renditura në Bazën e të dhënave të Departamentit të Punës: www.onetonline.org

/al.usembassy.gov/

 

18 COMMENTS

  1. I am resident Dritan Mucha from Elbasan. I finished high school nurse in 2003 .. 2007. from 2007 until now I am at work relations

  2. Pershendetje Admin,

    Nese bashkeshorti/bashkeshortja e aplikantit kryesor (i cili i permbush kriteret e arsimit) nuk i ploteson kushtet e arsimit te mesem, a i prish pune aplikantit kryesor kjo?
    Faleminderit paraprakisht!

  3. prsh admin si kalon me fal doja te dija mua me ka ardhur e 2 pra data e caktimit per intervist por per fat te keq un nuk i permbush kriteret e arsimimit por kam 5 vite qe punoi mekanik ne nji fabrik kpuce a kam ndonji shanc qe te kualifikohem faleminderit:)

  4. pershendetje admin ne fazen kur kam aplikuar per llotarin kam zgjedhur opsionin disa kurse universitare pasi jam duke e vazhduar shkollen e larte eshte kjo zgjedhje e duhur per rastin tim ?? faleminderit

  5. Miredita , doja te pyesja n.q.s politeknikoumi 7Nentori ne Tirane eshte i kualifikueshem si shkolle e mesme profesionale ?

  6. Pershendetje doja te pyesja po kur ske te bera celebrimet me burin dhe femija eshte i regjistruare..pra i njihet atesia por jo ne jemi te pa celebruare bashke si ta shenojem statusin.pasi fermija eshte i regjistruare ne emrin tim..ju lutem nje pergjigje…Jam ne master per infermieri te pergjithshme….me lishenc…me eksperienc pune….dhe dua te aplikoj

  7. admin kam aplikuar ne emer te babait qe ka diplom me shkoll te mesme po smundesha te aplikoj edhe per motren per shkak se esht mbi 21 vjece, a mundet me apliku vech per at mos ket problem per ket aplikimit tjeter?

    • Prsh, ne nje aplikim familjar. aplikanti kryesor duhet te perfshije edhe antaret e tjere te familjes qe kane te drejte te marrin pjese. Fotoja duhet per secilin pjestar.

  8. Pershendetje! Jam e interesuar t di nese shkolla e mesme e gjuheve t huaja profili Anglisht eshte e kualifikuar per sa i perket arsimit t mesem ? Gjithashtu kam perfunduat fakultetin e ekonomise por nuk jam diplomuar ende , a ma mbulon shk e larte pjesen e arsimit ?

  9. PERSHENDETJE DOJA TE BEJA NI PYEJTJE ….SHKOLLA E MESME PROFESIONALE VETERINARE A ESHTE E KUALIFIKUAR APO JO … FALEMINDERIT …

    • Arsimimi: Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është i barasvlefshëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm). Diplomat e shkollës së mesme gjimnaz me kohë të plotë kualifikohen për lotarinë. Shkollat e mesme profesionale me kohë të plotë mund të kualifikohen nëse ato në thelb përputhen me kërkesat thelbësore të një të arsimi të mesëm me kohë të plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi përfundimtar do të merret nga oficeri konsullor në ditën e intervistës për vizë.
      Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme – pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjeshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespondencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë. Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin me shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikohet për programin e lotarisë.
      Diplomat universitare kualifikohen për programin e lotarisë së DV-së.

  10. Pershendetje.ne deftesen e shkolles se mesme bashkeshortit tim i kane shkruar gabim vitin e lindjes.ai e ka kryer shkollen e mesme diten si dhe shkollen e larte.
    A mund te jet ky gabim njerezor i shkolles problem per ne vetem per faktin se ne rregjistrim shkolla e ka rregjistruar me digerente nn è vit, pra jo vitin e tij te lindjes Pro nje vit me te madhe

  11. dua te di te gjitha dokumentat qe duhen per aplikim se e kam per here te pare.dua te bej aplikim familjar.dhe ku ta bej rregjistimin a ka zyre ne fier?

  12. Hi.
    Nese aplikanti kryesore ka kryer shkollen e mesme naten dhe me pas ka kryer dhe shkollen e larte do jete i vlefshem aplikimi?
    Ju falenderoj

  13. Pershendetje Admin.
    Te lutem nese mund te me thuash,arsimin e mesem e kam me koresponddence po kam 15 vjet qe punoj ne nje agjensi biletash.Mund te aplikoj ne baze te viteve te punes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.