Sot pas ores 18:00 dalin rezultatet e lotarise amerikane. Per te pare rezultatin nese jeni fitues apo ju duhet te futeni ne faqen www.dvlottery.state.gov.
Pasi t’iu hapet faqja ju duhet të futni të dhënat tuaja me radhë, numrin e konfirmimit, mbiemrin, vitin e lindjes dhe kodin e sigurisë.
Keni harruar apo humbur numrin e konfirmimit? Ka një zgjidhje
Poshtë kuadratit ku duhet futur kodi, klikoni aty ku shkruhet Forgot Confirmation Number, dhe më pas plotësoni të dhënat që kërkohen.
Këto të dhëna përfshijnë, sipas radhës, vitin, mbiemrin, emrin (të cilat duhet të jenë të shkruara ekzaktësisht si në formularin e aplikimit), muaji, ditën dhe vitin e lindjes së aplikantit, si dhe adresën e postës elektronike (email), të cilën keni përdorur për aplikimin.
Pasi të keni plotësuar edhe karakteret që ju shfaqen në kodin e sigurisë, kliko butonin submit dhe shumë shpejt në email do t’ju vijë në përgjigje numri juaj i konfirmimit.
Më pas mjafton të riktheheni dhe të plotësoni formularin e parë. Menjëherë pasi të konfirmoni të dhënat, në ekran do të shfaqet mesazhi nëse jeni përzgjedhur ose jo për të vijuar procedurat për marrjen e vizës me SHBA.
Pasi të klikoni në kuadratin Submit, do t’iu vijë përgjigja: “You have been selected” ose “You have not been selected”. Pergjigja e pare do te thote qe jeni zgjedhur pra fitues. Ju urojme fat!
Leave a Reply