Nën drejtimin e Donald Trump, ndikimi global i Amerikës është zvogëluar. Një tur presidencial në Azi nuk mund ta fshehë faktin se Amerika është krisur nga brenda, duke dëmtuar veten dhe botën
Një vit më parë, Donald Trump u zgjodh President i Amerikës. Të shumtë ishin ata që parashikuan se politika e jashtme amerikane do të merrte një kthesë katastrofike. Z. Trump kishte sugjeruar që ai do të prishte marrëveshjet tregtare, do të bënte aleanca të reja, do të hidhte një bombë figurative kundër rendit global të rregullave dhe madje do të hidhte edhe bomba të vërteta, shkruan The Economist.
NATO ishte “shumë e vjetruar”, u shpreh para pak kohësh z. Trump. NAFTA ishte ndoshta “marrëveshja më e keqe tregtare e nënshkruar ndonjëherë”; dhe Amerika po tregohej e dashur me të huajt. “Kohë më parë, kur fitohej lufta, ajo fitohej plotësisht, në kuptimin e plotë të saj. Ai tha më tej se do të bombardonte Shtetin Islamik dhe se do të merrte naftën.
Deri më tani, politika e jashtme e zotit Trump nuk ka qenë aq e tmerrshme dhe aq e ashpër sa ai premtoi në fillim. Pa dyshim që edhe disa prej lëvizjeve të tij nuk është se kanë pasur ndikim të vogël. Kujtojmë faktin që ai e nxori Amerikën nga Marrëveshja e Parisit, duke e vështirësuar më shumë ngadalësimin apo ndalimin e ndryshimeve klimatike, si dhe braktisi Partneritetin Trans-Paqësor, një prej marrëveshje tregtare më të mëdha. Sidoqoftë, ai nuk është tërhequr në izolim të plotë.
Ai nuk e ka braktisur NATO-n. Disa nga aleatët e tij të Europës Lindore preferojnë më shumë fjalimet e tij të ashpra në krahasim me qëndrimin e ftohtë të Barack Obama-s. Ai nuk ka filluar asnjë luftë. Ai ka rritur mbrojtjen e Amerikës nga Afganistani dhe ka ndihmuar Irakun të rimarrë qytete nga Shteti Islamik. Ndërsa ato pjesë të botës që për të nuk kanë shumë rëndësi, të tilla si Afrika, një version i pamjaftueshëm i politikës së administratës së mëparshme vazhdon të jetë në autopilot.
Edhe pse z.Trump është duke zhvilluar një vizitë 12-ditore në Azi, është e vështirë ta shohësh atë të zhveshur nga përgjegjësitë dhe pozicioni i tij kundrejt një bote të tërë.
Megjithatë shumë njerëz gjejnë njëfarë sigurie tek ushtarakët që e shoqërojnë Trump gjatë vizitës së tij.
Shefi i shtabit të tij, sekretari i Mbrojtjes dhe këshilltari i tij i Sigurimit, i kuptojnë të gjithë tmerret e luftës dhe do ta ndalojnë atë që të bëjë diçka të nxituar, vijon argumenti.
Optimistët madje spekulojnë se ai mund të imitojë Ronald Reagan, në politikën e jashtme, duke e tronditur qëndrueshmërinë diplomatike, duke forcuar fuqinë ushtarake të Amerikës dhe duke projektuar një forcë të tillë jashtë vendit, e cila do të bëjë që Koreja e frikësuar e Veriut të shërbehet njësoj si ish-Bashkimi Sovjetik.
Disa të tjerë besojnë me bindje të plotë se edhe nëse ai i shkakton dëme me qëndrimin e tij Amerikës, ato do të jenë afatshkurtra, sepse gjithsesi Trump do të zbohet nga posti që ka në zgjedhjet e 2020 dhe gjërat pastaj do të kthehen në normalitet.
Ai nuk është Reagan
Për sa i përket sigurisë, z. Trump ka shmangur disa gabime të tmerrshme. Ai nuk ka filluar një luftë të panevojshme me Kinën lidhur me statusin e paqartë të Tajvanit, siç dikur e kishte kërcënuar. Kongresi dhe skandali i piraterisë zgjedhore e penguan atë në realizimin e tregtisë së madhe me Vladimir Putinin, e cila do të mund t’i kishte lënë fqinjët e Rusisë në mëshirën e Kremlinit. Dhe ai me sa duket arriti ta bindë Kinën që të ushtrojë më pak presion ndaj Koresë së Veriut për të ndaluar zgjerimin e arsenalit bërthamor.
Megjithatë, këto nuk lënë pas disa prej gabimeve të tij shumë të rënda, si nënvlerësimi i marrëveshjes me Iranin që kufizon aftësinë për të ndërtuar bomba bërthamore. Dhe më e keqja është se edhe instinktet e tij janë të tmerrshme.
Ai është i bindur se nuk ka asgjë për të mësuar nga historia. Simpatia e tij anon më shumë nga burrat e fortë të shtetit si z. Putin dhe Xi Jinping. Admirimi i tij për gjeneralët është po aq e madhe sa përbuzja që ai ka për diplomatët, duke e pastruar Departamentin e Shtetit nga një numër shumë i madh ambasadorësh me përvojë.
Mesazhet e tij të ndryshme në rrjetin social Twitter nuk duhen marrë aspak me shaka.
Ai akuzon dhe kundërshton zyrtarët e tij pa asnjë paralajmërim dhe nuk rresht së bëri kërcënime kundër Kim Jong Un, ndaj të cilit ka një përbuzje dhe urrejtje të madhe.
Për më tepër, z. Trump ende nuk është testuar në një kohe krize. Disa prej gjeneralëve më të rëndësishëm mund ta këshillojnë, por ai është komandanti kryesor, ai i cili merr vendimet në fund dhe po ai që me temperamentin e tij po alarmon si miqtë edhe armiqtë.
Për sa i përket tregtisë, ai favorizon teorinë në të cilin, “fitojnë” dhe importuesit “humbasin”. (A janë humbës, blerësit e rrobave dhe çantave të markës Ivanka Trump të prodhuara në Azi?) Z. Trump e ka bërë të qartë se ai favorizon marrëveshjet dypalëshe ndaj atyre shumëpalëshe, sepse në këtë mënyrë një vend i madh si Amerika mund t’i detyrojë ato të vogla që të pranojnë koncesionet.
Problemi në këtë drejtim është i dyfishtë. Së pari, kjo nuk favorizon aspak vendet e vogla, të cilat kanë lobe proteksioniste për të kapërcyer. Së dyti, ajo do të sillte një katrahurë të vërtetë rregullash të kundërtën, e asaj për të cilën u krijua sistemi multilateral tregtar (për thjeshtimin dhe përmirësimin e tyre).
Ndoshta ekipi i Trump ka për qëllim të prishë ekuilibrin e tregtisë globale derisa reforma e taksave të kalojë në Kongres. Por edhe nëse në një moment realizohet një gjë e tillë, të gjithë janë të bindur mbi një fakt, NAFTA është ende në rrezik të madh.
Idetë kanë shumë rëndësi
Ndoshta dëmi më i madh që ka bërë z. Trump është fuqia e butë amerikane. Ai haptazi hedh poshtë nocionin se Amerika duhet të ngrihet dhe të lobojë për vlerat universale, siç është demokracia dhe të drejtat e njeriut.
Jo vetëm që ai admiron diktatorët, por ai edhe i shpreh në mënyrë të qartë falënderimet ndaj tyre për çështje si vrasjet masive të të dyshuarve në Filipine. Ai nuk e bën një gjë të tillë për të ruajtur marrëdhëniet diplomatike, por nga bindjet personale. Dhe kjo është një gjë e re në historinë e Presidentëve amerikanë, sepse pothuajse të gjithë Presidentët e mëparshëm amerikanë mbështetën despotët për arsye politike, ku mund të përmendim këtu edhe mbështetjen ndaj disa despotëve për shkak të rrjedhës që do të merrte historia, si pasojë e politikës së ndjekur gjatë Luftës së Ftohtë. (Ai është një bastard, por ai është bastardi ynë”, siç shprehet Harry Truman kur përshkruan një tiran antikomunist në Nikaragua.) Ndërsa qëndrimi që z. Trump ka për këta tiranë, është: “Ai është një bastard”! “E ku ka më mirë”!
Ky qëndrim bie në kundërshtim me aleatët liberalë të Amerikës, në Europë, në Azinë Lindore dhe më gjerë. Ajo inkurajon autokratët që të sillen më keq, ashtu siç ndodhi gjatë javës së kaluar në Arabinë Saudite, ku spastrimet politike të princit të kurorës ishin dramatike, por më e keqja ishte se ato përputhen me aprovimin dhe mbështetjen e z. Trump. Kjo e bën më të lehtë për Kinën që të shpallë demokracinë e stilit amerikan dhe është më joshëse për vendet e tjera që të kopjojnë modelin autokratik të Kinës.
Ideja që gjërat do të kthehen në normalitet pasi Trump të mbarojë mandatin është tunduese. Bota po lëviz. Aziatikët po nënshkruajnë marrëveshje të reja tregtare, në të shumtën e rasteve të përqendruara në Kinë. Europianët po punojnë shumë mbi faktin se si të mbrojnë veten nëse nuk mund të gjejnë më mbështetje tek Amerika, ku politika e kësaj të fundit po ndryshon sepse si republikanët, ashtu edhe demokratët, po bëhen më proteksionistë në krahasim me periudhën përpara triumfit zgjedhor të Trump.
Me të gjitha të metat e saj, Amerika ka qenë prej kohësh forca më e madhe në botë për respektimin e rendit liberal dhe shembulli më i mirë i funksionimit të demokracisë. Por e gjithë kjo po rrezikohet nga një President, i cili beson se vendet e forta duhet të kujdesen vetëm për forcimin e vetes dhe të asnjë shteti tjetër.
E gjithë kjo është e rrezikuar nga një president, i cili beson se vendet e forta i shikojnë vetëm për veten. Slogani i tij i përdorur gjatë fushatës zgjedhore “Amerika e para”, po e dobëson më shumë, ndërkohë që bota, nga ana tjetër, përkeqësohet.
Leave a Reply