Sulmi ne New York, shqiptarja tregon oret e tmerrit

by

in

Gazetarja Kozeta Turishta e cila jeton dhe punon ne Nju Jork, tregon për orët e tmerrit që po përjetojnë njujorkezët.


“Manhattan po përjeton momente tronditëse nga sulm i ndodhur vetëm pak më parë, ku një kampion ka hyrë me një shpejtësi në rrugën ku kalojnë vetëm ҫiklistë. Kane shtënë me armë zjarri duke lënë të vdekur 6 persona dhe shume të tjerë të plagosur. Ngjarja deri në këto momente flitet të jetë një sulm terrorist pasi kalimtarët thonë të kenë dëgjuar thirrjen “Allahu Akber” e më pas është kryer sulmin duke përhapur një panik tek të gjithë. Ngjarja ka ndodhur mes Huston dhe Chamber Street, një zonë tepër e njohur në pjesën e poshtme të Manhattan-it.”


Turishta tregon për dritare.net nga vendngjarja se Qytetarë të shumtë janë tepër të frikësuar të përdorin mjetet e transportit publik, madje duket e pabesueshme kur sheh sa pak njerëz ka përjashta, apo neper vende publike. Pjesa më e madhe kanë ikur neper shtëpi duke mbyllur zyrat apo kompanitë ku punojnë për të qenë më të sigurt gjë të cilën po e kërkon dhe policia sa më larg zonës ku ka ndodhur ky sulm.


Orët në vijim do të ketë një analizë më të plotë të situatës pasi dhe FBI ka mbërritur për një investigim sa më të shpejtë në mënyrë që të parandalohet një ngjarje tjetër e mundshme./Dritare.net


Comments

One response to “Sulmi ne New York, shqiptarja tregon oret e tmerrit”

  1. po kta qe bejene kete pune ne asnje vend nuk ka vend prsndaj ligjet e vendit ti denojne brabarisht

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *