Berberi nga Korça që u bë i famshëm me Lotarine amerikane

Amerika ka qenë një ëndërr për shqiptarët, shumica prej tyre e kanë realizuar nëpërmjet lotove amerikane. Më shumë se 200 mijë shqiptarë kanë plotësuar lotarinë me shpresën se do të fitojnë ‘ëndrrën amerikane’.

Megjithatë në mediat sociale ka pasur edhe debat nëse atje ku do të shkojnë, do të gjejnë parajsën.

Të shumtë janë ata që thonë se do jetë e vështirë, por të paktën nëse punon, fiton jo vetëm para, por edhe respekt.

Ja një rast interesant.

Një ditë më parë, në të përditshmen prestigjioze amerikane, Chicago Tribune, një shkrim i dedikohet një berberi shqiptar.

Jo, nuk e kanë burgosur sepse nuk mbante kasë fiskale, por Frank Shermitraku po nderohet për punën e tij. Ai është pronar i Frank’s Barber Shop dhe klientët ndjehen shumë të kënaqur nga puna e tij.

Këtë vit, berberhania e tij feston 90-vjetorin. Në fakt Shermitraku e ka blerë berberhanen në gusht të vitit 2006. Ajo është hapur në vitin 1926 dhe ka qenë në pronësi të Bill Docimo.

Shermitraku është rritur në Korçë nën regjimin komunist. Ai thotë se ushqimi ka qenë me racione.

“Familja ime e vlerëson SHBA-në më shumë se të tjerët, për shkak se ne kemi kaluar më të keqen,” thotë Shermitraku.

Ai erdhi në SHBA me gruan dhe fëmijët në vitin 1994. Pasi mësoi anglisht, ai dhe e shoqja donin të bëheshin kozmetologjistë, ndaj u futën në një shkollë për kozmetikë.

Berberhania e tij u shërben grave, burrave, por edhe fëmijëve. Përgjithësisht klientët e tij janë burra.

“Ai qeth shumë mirë dhe është një njeri i mirë,” thotë një klient.

“Njerëzit duhet të të besojnë. Ne kemi avokatë, mjekë, psikologë dhe të tjera profesione që vijnë këtu,” thotë Shermitraku.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *