10 presidentët më me ndikim që e bënë Amerikën të madhe

Në të gjithë listën e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të gjithë kanë qenë të rëndësishëm, por dhjetë prej tyre cilësohen si presidentët më me ndikim në historinë Amerikës.

Një nga treguesit e madhështisë për një president është ndryshimi që ai sjell, ndryshim që të jetë i vazhdueshëm dhe që ndikon në jetën e çdo qytetari.

Por një president bëhet me ndikim edhe në etapat kyçe të historisë.

1. Abraham Lincoln

Abraham Lincoln ishte presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara. Me një ëndërr për të ribashkuar kombin, ai e filloi zhvillimin e shpejtë të ekonomisë, e kundërshtoi deklaratën e luftës kundër Meksikës në vitin 1846.

Abraham Lincoln shpëtoi Unionin gjatë Luftës Civile Amerikane. Lidershipi i tij gjatë luftës ishte që kombi nuk mund të ndahej në dysh. Ai arriti ta mbajë Amerikën të bashkuar. Po ashtu Abraham Lincoln miratoi edhe ligjin kundër skllavërisë. Ai cilësohet si presidenti më i shquar që ka pasur ndonjëherë Amerika. Ai u vra në një atentat nga një person që ishte pro skllavërisë.

 

2. John F. Kennedy

shba president2

JFK ishte presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara. Disa nga veprat e tij më të mira gjatë presidencës së tij ishin: zgjidhja e Krizës së Raketave të Kubës, Lëvizja për të Drejtat Civile të Afroamerikanëve dhe Invazioni në Gjiri e Derrave, rritja e përfshirjes së SHBA-ve në Luftën e Vietnamit, përkrahja e  “Garës Hapësinore” dhe e zbarkimit në Hënë duke iniciuar projektin Apollo.

Gjatë presidencës së tij, Kennedy ishte i lidhur ngushtë me ngritjen e Murit të Berlinit, për të cilin e kishte caktuar përgjegjës gjeneralin në pensionLucius D. Clay. JFK u vra në vitin 1963.

3. George Washington

shba president3

George Washington cilësohet si babai i Amerikës, pasi ai është Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara.

Ai vuri edhe precedentin e pa shkruar që u ndoq nga të gjithë presidentët më pas. Ai nuk pranoi të qëndronte më shumë se dy mandate si President, edhe pse ai ishte aq popullor sa mund të merrte një mandat të tretë. Për shkak të situatës vetëm Franklin Roosevelt e theu këtë precedent.

Pas vdekjes së Franklin Roosevelt, në Kushtetutë u shtua neni që një President mund të zgjidhet deri në dy mandate, jo më shumë. Por George Washington ishte edhe kryekomandanti i ushtrisë amerikane në luftë kundër Britanisë, luftë nga e cila lindi pavarësia e SHBA- ve

 

4. Franklin D. Roosevelt

shba president4

Franklin D. Roosevelt është i vetmi Kryetar i ShBA-ve që ishte Kryetar më shumë se 8 vjet dhe njëri nga presidentët me ndikimin më të madh në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Në postin e presidentit Roosevelt ndoqi një kurs të ri cili ndihmoj qe shteti amerikan të dilte nga kriza ekonomike botërore e viteve 1929-33, e cilësuar edhe si “Depresioni i Madh”. Roosevelt se bashku me Churchill themeluan Kartën e Atlantikut e cila parashikonte vendosjen e demokracisë ne Evrope pas zhdukjes se fashizmit.

Më 7 dhjetor 1941 SHBA hyri në Luftën e Dytë Botërore pasi Japonia sulmoi bazën amerikane të Përl Harberit. Hyrja në luftë e SHBA-së bëri që lufta të fitohej nga forcat demokratike.

Pas luftës, më 1945 Roosevelt zgjidhet sërish me shumicë votash President, por ai nuk arriti ta përfundonte këtë mandat pasi vdes nga një krize në zemër.

 

5. Ronald Reagan

shba president5

Ronald Wilson Reagan ishte presidenti i 40-të i Shteteve të Bashkuara. Para presidencës së tij ai kishte shërbyer si guvernatori i 33-të i Kalifornisë.

Politikat e tij ekonomike synonin reduktimin e normave tatimore për rritjen e shpejtë industriale dhe kontrollin e ofertës së parasë për uljen e inflacionit. Ai u rizgjodh president sërish në vitin 1984.

 

6. Theodore Roosevelt

shba president6

Presidenti i 26-të i SHBA-ve, Theodore Roosevelt ishte një eksplorues, politikan, autor, historian dhe natyralist, themelues i Partisë Progresive dhe gjithashtu një nga udhëheqësit më me ndikim të Partisë Republikane.

Fytyra e tij është e skalitur në malin Rushmore, së bashku me ato të Thomas Jeffersonit, Abraham Lincolnit dhe të George Washingtonit.

Theodore Roosevelt ka qenë një president mjaft influent.

Jo vetëm që fitoi titullin “Trust Buster” si president duke luftuar kundër biznesmenëve të korruptuar, por e bërë vendim edhe më liberal.

Ai themeloi një numër të madh parqesh kombëtare, që e mbrojti gjelbërimin e SHBA-së nga rritja e madhe ekonomike.

 

7. Thomas Jefferson

shba president7

Thomas Jefferson, Ati Themelues dhe presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara, ishte arkitekti kryesor i Deklaratës së Pavarësisë në vitin 1776.

Ai gjithashtu ka shërbyer si Guvernatori i Virxhinias në fillim të Revolucionit Amerikan dhe ishte i pari Sekretar i Shteteve të Bashkuara, nën Presidentin George Washington.

Thomas Jefferson ishte Presidenti që bleu Luizianën. Blerja e Luizianës, trevës së pretenduar nga Franca, nën udhëheqjen e kryetarit Thomas Jefferson më 1803, pothuajse e dyfishoi madhësinë e vendit.

Thomas Jefferson bëri që qeveria federale të merrte më shumë fuqi dhe ndikim në shtetet e saj. Por Thomas Jefferson është i famshëm edhe pse krijoi Deklaratën e Pavarësisë, dhe cilësohet si nja gjenitë më të mëdhenj në politikë dhe në fusha të tjera.

 

8. Harry S. Truman

shba president8

Harry S Truman mori presidencën pas vdekjes së Franklin D. Roosevelt. Ai mori një nga vendimet më të vështira në historinë e Amerikës, duke vendosur të hedhë bombën atomike në Hiroshima dhe Nagasaki.

Presidenca e tij zgjati nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe deri në fillim të Luftës së Ftohtë. Ai vendosi precedentët që u ndoqën më pas që SHBA duhej të ishte në krye të vendeve perëndimore kundër Bashkimit Sovjetik.

Një prej sekreteve të Harry S. Truman është fakti se ai ishte nga ato nxënës që quheshin “peshkopë”. Është fakt tashmë se kur mbaroi shkollën e mesme, Truman kishte lexuar të gjithë dymijë librat që ndodheshin në librarinë publike, ku ai ishte i regjistruar, duke përfshirë këtu edhe enciklopeditë. Në kohët e sotme, shumë studiues amerikane e rendisin atë në dhjetë presidentët më të suksesshëm të SHBA-së të të gjitha kohërave

 

9. WoodroWilson

shba president9

Ka qene figurë e shquar e jetës politike amerikane. Për idetë përparimtare demokratike u zgjodh ne vitet 1912-1920 president i Amerikës si kandidat i Partisë Demokratike.

Fillimisht ka mbajtur qëndrim asnjanës në Luftën e Parë Botërore dhe u përfshi në të vetëm në vitet 1917-1918. Në këtë mënyrë ai theu izolimin e SHBA-së në politikën e jashtme. Bëhet i njohur sidomos për programin e 14 pikave (9.1.1918) nëpërmjet të cilave do të mbronte paqen dhe sigurimin ndërkombëtar.

Willson i ka dhënë një ndihmë të madhe popullit shqiptar, që të mbronte pavarësinë në Konferencën e paqes në vitin 1918.

 

10. Dwight Eisenhower

eisenhowe
Gjatë presidencës së Eisenhower ekonomia amerikane u rrit tmerrësisht shumë. Gjithashtu ai luajti një rol të rëndësishëm në Luftën e Ftohtë.

Eisenhower, i cili kishte nofkën “Ike” ishte një gjeneral me pesë yje dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ai kishte shërbyer si komandant i lartë i forcave aleate në Evropë.

Në vitin 1951 ai u bë komandanti i parë suprem i NATO-s. Si president republikan i SHBA, ai shërbeu dy mandate dhe gjatë tyre ai filloi sistemin e autostradave që lidhnin shtetet.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *