Zyra konsullore e SHBA sqaron kërkesat për vizat turistike, udhëtimin me fëmijët, Lotarinë e amerikane dhe pritjet e gjata për intervistë

Ambasada amerikane në Tiranë bëri të ditur se intervistat e vizave imigruese caktohen nga Qendra Kombëtare e Vizave në Shtetet e Bashkuara. “Për disa kategori vizash – fëmijët e martuar dhe vëllezërit e motrat – aplikantët duhet të presin me vite përpara se çështjes së tyre t’i vijë radha për intervistë”, thuhet në sqarimin e zyrës konsullore.

1 – Bashkëshortit tim i ka hedhur dokumentet për bashkim familjar i vëllai në vitin 2010. Pyetja ime është: Deri tani, cili vit është në shqyrtim dhe sa është maksimumi i vonimit të letrave, pra e ditës së intervistës?

Zyra konsullore: “Kategoria është F4, dhe për muajin shkurt 2018 janë aktuale çështjet/peticionet e dorëzuara tek USCIS përpara datës 22 korrik 2004. Data që peticioneri në SHBA ka dorëzuar peticionin tek USCIS quhet data juaj prioritare. Ju duhet të ndiqni buletinin e vizave mbi ndryshimin e datave aktuale për kategorinë tuaj. Lexoni mbi vizat që përfitohen nga familja: https://al.usembassy.gov/…/family-based-immigration-sq/. Buletini i vizave ndryshon çdo muaj dhe e gjeni këtu: https://travel.state.gov/…/visa-law0/visa-bulletin.html . Shikoni datën në kollonën “All Chargeability Areas Except Those Listed” për kategorinë e vizës suaj. Të gjitha peticionet e dorëzuara përpara asaj date janë aktuale për t’u shqyrtuar”.

2 – Unë kam aplikuar për Lotarinë Amerikane, a mund të konsiderohet kjo gjë si aplikim për “Green card”, pasi kjo pyetje është tek aplikimi për vizë turistike dhe dua të jem sa më i saktë?

Zyra konsullore: “Jo, nuk konsiderohet, pasi tek aplikimi për vizë turistike pyetja është, nëse dikush ka nisur një peticion për bashkim familjar për ju, pra a jeni në proces”.

3 – Halla i ka bërë bashkim familjar prindërve të mi. Data prioritare është 20 nëntor 2004. A nuk duhet të na kishte ardhur njoftimi i parë për përgatitjen e dokumenteve (cituar nga ju, ky njoftim vjen 6 muaj para datës prioritare)?

Zyra konsullore: “Mendoj që po. Por duke qenë kohë e gjatë pritjeje, mendoj që ju duhet të rivendosni pikën e kontaktit me NVC, duke i kontaktuar ata: https://travel.state.gov/…/nvc-contact-information.html”.

4 – Kam një sugjerim. Pse të mos e fitojmë Lotarinë ne që na është miratuar bashkimi familjar dhe që po presim datën për vizë? Mbase kështu do të ishim dhe më produktiv për veten dhe vendin ku do kontribuojmë…

Zyra konsullore: “Përzgjedhja për Lotarinë bëhet nga kompjuteri dhe ju, nëse keni aplikuar dhe përzgjidheni do të vazhdoni procesin më tej. Për peticionin në pritje do të njoftoni NVC. Siç edhe ti e di, përzgjedhja në Lotari është krejtësisht e rastësishme. Kjo pasi kështu ligji është miratuar në Kongres”.

5 – Unë jam me bashkim familjar me të fejuarin. Ai ka “Green Card” dhe kam 20 muaj, asnjë përgjigje për datë interviste.

Zyra konsullore: “Pasi i fejuari yt dorëzon peticionin I-129F pranë USCIS në SHBA, USCIS-it mund t’i duhet rreth 5-7 muaj për ta miratuar, parashikuar që ju i keni dërguar të gjitha dokumentet e nevojshme në peticion. Menjëherë pasi miratohet peticioni nga USCIS, ai i kalon Qendrës Kombëtare të Vizave (NVC), e cila krijon çështjen në emrin tënd dhe na e dërgon neve në seksionin konsullor dosjen tuaj. Ne më pas ju kontaktojmë për të përgatitur dokumentacionin e nevojshëm. Kjo varet se sa shpejt e saktë i përgjigjeni kërkesës sonë – aq më shpejt caktimi i intervistës. Lexoni për më shumë këtu: https://al.usembassy.gov/…/immigrant…/fiancee-visa-sq/”.

6 – Gjatë aplikimit për vizë turistike më ka ndodhur që në formularin e aplikimit noterja më ka ngatërruar vitin e lindjes, po ashtu dhe adresën. Doja të dija nëse kjo më ka penalizuar për mos t’u kualifikuar për marrjen e vizës?

Zyra konsullore: “Jo, nuk përbën problem skualifikues një gabim i tillë”.

7 – Unë kam pranuar një ftesë nga një mik i imi për vizitë në SHBA, i cili më ka dërguar edhe formularin e plotësuar (Affidavit of Support). Është amerikan. Unë dua të aplikoj për vizë turistike së bashku me bashkëshorten dhe djalin e vogël 4-vjeçar. Ne kemi 4 fëmijë, por fëmijët tjerë i kemi në shkollë. Pyetja ime është: Bashkëshortja ka pasaportën me afat skadimi deri në 2020 dhe nuk e posedon atë biometrike, ndërsa djali posedon pasaportën biometrike dhe me skadencë deri në maj 2019. A mund të aplikojmë për viza, pasi dhënia e vizave turistike është 3- vjeçare? 

Zyra konsullore: “Siç mund të na keni ndjekur në shumë postime tonat, ne nuk kërkojmë garanci nga personi në SHBA. Nëse ju gjendeni të kualifikuar, viza mund të lëshohet në pasaportat tuaja dhe pasi ato skadojnë, ju mund të udhëtoni me të dy pasaportat: të vjetrën që ka vizën e vlefshme dhe të renë.

8 – Si dhe a mundem të aplikojë edhe për 3 fëmijët e tjerë të moshës 6, 7, 14 vjeç, por nuk kam planifikuar t’i marrim (kuptohet nëse pajisemi me viza) për shkak se ata janë në shkollë, por edhe kostos se shpenzimit, por nëse më jepet mundësia për të shkuar së bashku si familje, pasi kemi edhe familjarë të tjerë që jetojnë në SHBA (nga familja e bashkëshortes) dhe gjatë këtij turi mendojmë t’i vizitojmë e me këtë rast t’i kemi vizat së paku?

Zyra konsullore: “Këshillohet të aplikojnë vetëm personat që kanë ndërmend të udhëtojnë”.

9 – Djali im i vetëm përfitoi “Green Card” (nëpërmjet bashkimit familjar me të atin, i cili ka përfituar nga Lotaria Amerikane) dhe jeton në Kaliforni prej një viti. Në muajin nëntor të 2018-s djali mbush 21 vjeç. Kur duhet të fillojë me procedurat për bashkim familjar në mënyrë që edhe unë të mund të jetojë pranë djalit tim?

Zyra konsullore: “Kur djali juaj të bëhet shtetas amerikan, ai mund të bëjë peticion për ju. Kategoria IR-5: Prind i njё Qytetari Amerikan, i cili ёshtё tё paktёn 21 vjeç., për më shumë mbi këtë proces lutemi të lexoni ketu: https://al.usembassy.gov/…/family-based-immigration-sq/”.

10 – Vëllai im me bashkëshorten kanë vizë turistike dhe kanë hyrë e kanë dalë në Amerikë. Tani ata duan të aplikojnë dhe për djalin 13-vjeçar. Duhet të vijë fëmija për intervistë apo dërgohen me postë dokumentet? Nëse po, duhet të jetë i shoqëruar me prindërit?

Zyra konsullore: “Duke qenë se djali nuk ka patur vizë, ai duhet të paraqitet si çdo aplikant tjetër, i shoqëruar nga njëri prind”.

11 – Më mbaron viza 3-vjeçare më 18 shkurt. Dua të aplikoj për një vizë tjetër, si mund ta bëj?

Zyra konsullore: “Opsioni më i mirë mendoj që është rinovimi i vizës turistike me postë. Pasi të kesh plotësuar DS-160 dhe ke hyrë tek llogaria jote tek Qendra e Caktimit të Takimeve: https://ais.usvisa-info.com/en-al/niv/users/sign_in, ti duhet t’u përgjigjesh saktë pyetjeve: A ju është lëshuar vizë më parë? dhe “A po aplikoni nga ndonjë vend tjetër për vizën?”. Nëse i përgjigjeni saktë pyetjeve, në fund ju do të merrni udhëzimet që të dërgoni fletën e konfirmimit DS-160, pasaportën, një fotografi dhe fletën udhëzuese nga Qendra e Takimeve me anë të postës së shpejtë DHL”.

12 – Po pres njëkohësisht bashkimin familjar me “Green Card” dhe me me pashaportë nga prindërit (+21 vjeç i pamartuar). Të dyja çështjet janë aprovuar nga USCIS. Sa mund të vonojnë çështjet në NVC? Priority date me bashkimin me “Green Card” 08/26/2013; ndërsa aplikimi me pasaportë priority date viti 2014.

Zyra konsullore: “Pra, nga sa kuptova njeri prind është me “Green Card” – kategoria F2B dhe prindi tjetër nënshtetas amerikan, kategoria F-1. Tek e para (F2B) po shqyrtohen peticionet e dorëzuara përpara 15 janarit 2011, ndërsa tek F1 po shqyrtohen peticionet e dorëzuara përpara 15 marsit 2011. Buletini i vizave ndryshon çdo muaj dhe e gjeni këtu: https://travel.state.gov/…/en/law-and-policy/bulletin.html. Shikoni datën në kollonën “All Chargeability Areas Except Those Listed” për kategorinë e vizës suaj. Të gjitha peticionet e dorëzuara përpara asaj date janë aktuale për t’u shqyrtuar”.

13 – Vëllai ka marrë pasaportën amerikane, sepse prej 8 vjetësh jeton atje. A mundet ai të më ndihmojë edhe mua të shkoj atje, pasi prindërit do t’i marri këtë vit dhe unë kam dëshirë të jem pranë familjes?

Zyra konsullore: “Po, ai mund t’ju bëjë peticion dhe kategoria e vizës është F4. Peticionet nё pritje, veçanёrisht kategoritё numerikisht tё kufizuara, mund tё qёndrojnё nё Qendrёn Kombёtare tё Vizave (NVC) pёr shumё vite. Listat e pritjes pёrcaktohen duke u bazuar nё datёn prioritare, e cila eshtё data kur ёshtё dorёzuar peticioni juaj. Kurse datat Cutoff, tё vendosura nga Zyra e Vizave, pёrcaktojnё se kur peticionit tuaj i vjen radha e shqyrtimit pёr vizё. Peticioni juaj mund tё bёhet aktual, pra gati pёr procesim tё mёtejshёm, vetёm kur data Cutoff nё kategorinё e vizёs suaj tё ketё pёrparuar nё datёn tuaj prioritare. As Ambasada, as Qendra Kombёtare e Vizave nuk mund tё parashikojnё se kur do tё mund tё bёhet aktuaj rasti juaj. Ju duhet tё monitoroni lёvizjen e datёs Cutoff nё publikimet e Zyrёs sё Vizave pёr tё mёsuar se kur rasti juaj do tё jetё aktual. Pёr informacion rreth datёs Cutoff, lutemi tё vizitoni Buletinin e Vizave, i publikuar nga Byroja e Çёshtjeve Konsullore https://travel.state.gov/…/visa-law0/visa-bulletin.html Për kategorinë F4 për muajin janar 2018 janë aktuale çështjet/peticionet e dorëzuara tek USCIS përpara datës 22 qershor 2004”.

14 – Kemi dorëzuar peticionin I-130 për bashkim familjar ndërmjet burrë dhe grua dhe me email na erdhi komfirmimi që USCIS e mori në dorëzim. Sa kohë zgjat përafërsisht procedura? Nëse aplikohen masat e reja të presidentit Trump, ndikon në ngadalësimin apo pezullimin e çështjes?

Zyra konsullore: “Kohëzgjatja e shqyrtimit dhe miratimit të peticionit nga USCIS në përgjithësi zgjat rreth 7-8 muaj. Më pas ky peticion i kalon Qendrës Kombëtare të Vizave (NVC), e cila ju kontakton brenda rreth një muaji me dokumentacionin e kërkuar. Sa më shpejt dhe saktë t’i përgjigjeni NVC-së, aq më shpejt ajo jua cakton intervistën në Seksionin Konsullor. Këtu do të gjeni një diagramë të hapave që kalon një çështje imigruese dhe çfarë veprimesh duhet të bëni ju: https://al.usembassy.gov/…/family-based-immigration-sq/”.

15 – Në datën 20 shkurt kam intervistën për bashkim familjar me prindërit, por më shqetëson diçka. Nuk më ka ardhur akoma zarfi ku më thotë për datën e intervistës dhe takimin me doktorin. Prindërit e kanë, ndërsa unë këtu akoma jo.

Zyra konsullore: “Lutemi të na kontaktoni tek adresa jonë [email protected], duke na dhënë detaje të rastit tuaj si emrin e plotë dhe numrin e rastit që të mund t’ju japim një përgjigje më të saktë”.

16 – Vëllai i babait tim jeton prej vitesh në SHBA. Ai tashmë është qytetar amerikan. A mundet ai të më bëjë mua bashkim familjar?

Zyra konsullore: “Jo ty drejtpërdrejt, por babait tënd po dhe nëse ti je nën 21 vjec dhe i pamartuar mund të kesh shanse që të jesh derivativ tek çështja e babait tënd”.

17 – Mua më erdhi aprovimi i letrave për bashkim familjar dhe të gjitha letrat që u deshën i kam dorëzuar. Në dhjetor më erdhi email që çdo gjë është në rregull. Kam 3 muaj që i kam dorëzuar, jam kategoria F1. A mund të më thoni dhe sa kohë duhen që të më caktohet intervista për vizë?

Zyra konsullore: “Arsyeja e ‘vonesës’ në çështjen tënde mendoj që është se data jote prioritare nuk është akoma gati për caktimin e takimit, sipas Buletinit të Vizave. Për Shkurtin 2018 po shqyrtohen peticionet me datë prioritare, apo thënë më shkurt – peticionet e dorëzuara tek USCIS përpara datës 15 mars 2011. Buletini i vizave ndryshon çdo muaj dhe e gjeni këtu: https://travel.state.gov/…/en/law-and-policy/bulletin.html. Shikoni datën në kollonën ‘All Chargeability Areas Except Those Listed’ për kategorinë e vizës suaj. Të gjitha peticionet e dorëzuara përpara asaj date janë aktuale për t’u shqyrtuar”.

18 – Dua të aplikoj për vizë turistike. Vajza ime e vogël është 12 vjeçe. Duhet ta përfshijë në formularin tim apo formular më vete? Meqenëse bashkëshorti është i pajisur me vizë, duhet të jetë prezent gjatë aplikimit të vajzës apo jo?

Zyra konsullore: “Secili aplikant i vizës, pavarësisht moshës, duhet të ketë formularin e tij ose të saj të aplikimit dhe të caktojë datën e takimit”.

19 – Sa zgjat bashkimi familjar në rastin e motrës me vëllain? Ajo ka aplikuar në vitin 2016 për të vëllain.

Zyra konsullore: “Koha aktuale e pritjes në kategorinë F-4 është rreth 13 vite, por kjo mund të ndryshojë. Ju duhet të ndiqni buletinin e vizave mbi ndryshimin e datave aktuale për kategorinë tuaj. Lexoni mbi vizat që përfitohen nga familja: https://al.usembassy.gov/…/family-based-immigration-sq/. Buletini i vizave ndryshon çdo muaj dhe e gjeni këtu: https://travel.state.gov/…/en/law-and-policy/bulletin.html. Shikoni datën në kollonën “All Chargeability Areas Except Those Listed” për kategorinë e vizës suaj. Të gjitha peticionet e dorëzuara përpara asaj date janë aktuale për t’u shqyrtuar”.

20 – Studentët që studiojnë jashtë Shqipërisë, ku duhet të aplikojnë për vizë turistike për në SHBA? Në Shqipëri apo në vendin ku studiojnë?

Zyra konsullore: “Në të dy shtetet mund të aplikojnë ose në Tiranë ose aty ku studiojnë”.

21 – Nëse prindërit e mi janë me “Green Card” dhe më bëjnë bashkim familjar, jam e martuar, sa zgjat periudha? Apo duhet të pres që të marrin pasaportën? A më pengohet mua dhënia e vizës turistike, nëse jam në proces bashkimi familjar nëse dua të shkoj të takoj prindërit?

Zyra konsullore: “Fatkeqësisht nuk ekziston kategori për vajzën/djalin e martuar të Banorit të Përhershëm të Ligjshëm. Vetëm pasi prindi/ërit tuaj marrin nënshtetësinë amerikane, ata bëjnë peticion për ju në kategorinë F-3, ku ka një kohe pritjeje rreth 12 vite”.

22 – Kam vëllain prej 2 vitesh në Amerikë me Lotari. Isha i interesuar nëse ka ndonjë mundësi që të më marrë edhe mua atje? Ekziston kontratë pune ose çfarë veprimi duhet të kryejë ai që andej? Ka mundësi pasi të marrë pasaportën?

Zyra konsullore: “Vëllai juaj duhet të bëhet shtetas amerikan njëherë që të mund të bëjë peticion për ju – kategoria F4. Peticionet nё pritje, veçanёrisht kategoritё numerikisht tё kufizuara, mund tё qёndrojnё nё Qendrёn Kombёtare tё Vizave (NVC) pёr shumё vite. Nё kёtë kategori, listat e pritjes pёrcaktohen duke u bazuar nё datёn prioritare, e cila ështё data kur ёshtё dorёzuar peticioni juaj. Kurse datat Cutoff, tё vendosuara nga Zyra e Vizave, pёrcaktojnё se kur peticionit tuaj i vjen radha e shqyrtimit pёr vizё. Peticioni juaj mund tё bёhet aktual, pra gati pёr procesim tё mёtejshёm, vetёm kur data Cutoff nё kategorinё e vizёs suaj tё ketё pёrparuar nё datёn tuaj prioritare”.

23 – Nëse aplikimin Form DS-160 për vizë turistike B2 e plotëson deri në një pikë dhe pastaj vendos të tërhiqesh, a duhet të deklarosh në aplikimet e radhës që ke aplikuar më parë për vizë apo përderisa nuk është parashtruar si kërkesë, nuk quhet aplikim?

Zyra konsullore: “Nëse ju nuk e keni përfunduar aplikimin online për një vize B1/B2 dhe nuk jeni intervistuar, atëherë ju nuk keni aplikuar për këtë vizë. Ju duhet t’i ndiqni të gjithë hapat e aplikimit deri në fund, duke bërë dhe intervistën me konsullin. Ky quhet aplikim”.

24 – Jam fitues i Lotarisë, jam në pritje të datës pasi jam pak numër i madh. Kam jetuar më parë jashtë Shqipërisë dhe e kam marrë dëshminë e penalitetit nga ai vend, tani mundem të udhëtoj si turist në BE për të vizituar disa miq. A ka problem?

Zyra konsullore: “Nuk përbën problem. Ju duhet të kontrolloni Statusin e Regjistrimit një herë në muaj https://www.dvlottery.state.gov/”

25 – Për ata që kanë një vizë turistike nëse nuk shkon për vizitë në SHBA brenda dy viteve të para, a ka ndonjë problem për vlefshmërinë e vizës?

Zyra konsullore: “Ne e kuptojmë që planet tuaja mund të ndryshojnë dhe ju të mos mundeni të udhëtoni në datat e planifikuara në aplikimin tuaj. Pra ju keni të drejtë të udhëtoni gjatë vlefshmërisë së vizës tuaj, parashikuar që ju të respektoni afatet e deklaruara në aplikimin tuaj”.

26 – Presim që në vitin 2010 bashkimin familjar. A mund të aplikojnë për Lotari djemtë apo nuk lejohet?

Zyra konsullore: “Nëse jeni në pritje për bashkim familjar, mund të aplikoni dhe për programin e Lotarisë nëse jeni i kualifikuar për këtë program. Për më shumë lexoni kriteret këtu:https://al.usembassy.gov/…/kriteret-kualifikuese-mbi…/”.


Comments

4 responses to “Zyra konsullore e SHBA sqaron kërkesat për vizat turistike, udhëtimin me fëmijët, Lotarinë e amerikane dhe pritjet e gjata për intervistë”

  1. Kristina Gjoka Avatar
    Kristina Gjoka

    Jam e paisur me green card, kam bere bashkimit familjar per bashkeshortin, po behet 21 muaj qe jan ne proces, e vetmja leter qe kam marr edhe letra e pare ku ne te shkruhet receipt number.
    A duhet te kisha marre nje leter aprovimi??
    Cfare ndodh me pas?

  2. Amarildo Avatar
    Amarildo

    Pershendetje. Nuk jam i pajisur me pashaport, a mund te aplikoj per lotarin amerikane?

  3. Sonila Avatar
    Sonila

    Pershendetje
    Nese ke nje vize gjashte mujore te vlefshme dhe nuk ke udhetuar per ne ShBA per arsye te Covid 19 dhe afati i vizes te perfundon , kam te drejte rinovimi . viza eshte e fituar me ane te llotarise jo si turist ose vize pune .

  4. Marilda Avatar
    Marilda

    Pershendetje!
    Bashkershorti im eshte shtetas amerikan. Kemi futur letrat ne prill te vitit 2021 por per shkak te Covid-19 ambasada i futi letrat ne gusht. Ne prill 2022 u aprovuan letrat dhe direkt kryva procedurat qe me kerkuan. Tani jam ne pritje te intervistes. Sa zgjat ju lutem ky proces?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *