Aplikimet për Lotarinë Amerikane kanë filluar me datë 3 tetor 2017.
Por mesa duket që në ditët e para numri i aplikimeve siç pritej ka qenë shumë i lartë pasi ka sjellë dhe një bllokim të përkohshëm të faqes zyrtare.
Nuk dihet për sa kohë do të zgjasë ky bllokim por dhe më parë është deklaruar se numri i lartë mund të sillte probleme me serverat që ndodhen në shtetin amerikan.
Program i Lotarisë Amerikane i jep mundësi shtetasve të huaj të krijojnë një jetë të re në SHBA duke jetuar e punuar së bashku me familjen e tyre.
Aplikimet do të mbyllen me datë 7 nëntor 2017 dhe këshillohet që procesi i regjistrimit të personave të interesuar të kryhet vetëm njeherë ose ndryshe ata do të skualifkohen menjëherë nga lotaria.
Leave a Reply