Skip to content

Llotaria amerikane bëhet me pagesë, 1 dollar aplikimi

Për herë të parë, programi i llotarisë “Green Card për emigrim në SHBA do të ketë një tarifë regjistrimi prej 1 dollar për çdo aplikim. Kjo tarifë vjen si pjesë e rregullave dhe ndryshimeve të publikuara nga Departamenti i Shtetit në Federal Register për vitin fiskal 2025 përcjell shqiptari.net.

Përveç kësaj, mbetet tarifa ekzistuese prej 330 dollarësh për kandidatët që shpallen fitues, të cilën duhet ta paguajnë në procesin e mëtejshëm të aplikimit për vizë sic mësohet ne faqen https://www.federalregister.gov/

Aplikimi për llotarinë amerikane kryhet vetëm online në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe çdo person duhet ta plotësojë individualisht aplikimin. Periudha e regjistrimit për llotarinë hapet zakonisht në fillim të tetorit dhe zgjat rreth një muaj. Fituesit përzgjidhen në mënyrë të rastësishme nga një short elektronik dhe kanë të drejtë të aplikojnë për vizë brenda një periudhe të limituar.

Mesazhi kryesor për shqiptarët dhe të gjithë të interesuarit: kushtojini vëmendje çdo tarife të re, aplikoni vetëm në faqen zyrtare dhe shmangni çdo lloj mashtrimi privat! Tani për çdo aplikim do të paguhet 1 dollar për regjistrim, plus tarifa prej 330 dollarësh nëse fitoni llotarinë dhe aplikoni për vizë.

Published inUncategorized

4 Comments

Leave a Reply to Ahmed Mohamed Ali Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish