Fotografia duhet të jetë në përputhje me specifikimet kompozuese (përbërëse) dhe teknike, siç pёrshkruhet më poshtë.
Fotografitë tuaja duhet të jenë:
- Me ngjyra
- Në fokus. Personi që fotografohet duhet të jetë me fytyrë drejt aparatit.
- Lartësia e kokës ose përmasa e fytyrës (matur nga maja e kokës duke përfshirë edhe flokët deri
tek pjesa e poshtme e mjekrrës) duhet të jetë ndërmjet 22 mm dhe 35 mm ose nga 50% deri
69% të lartësisë totale të fotografisë. - Të jetë nxjerrë brenda 6 muajve të fundit dhe të tregojë pamjen tuaj aktuale.
- Të jetë nxjerrë me një sfond të bardhë e të ndriçuar.
- Të jetë nxjerrë me fytyrën që shikon drejtpërdrejt kamerën. Koka e personit nuk duhet të jetë
pozicionuar lart, poshtë ose anash. - Me një shprehje neutrale të fytyrës dhe me sytë të hapur.
- Me rroba që vishni si zakonisht çdo ditë
- Nuk duhen veshur uniforma, përveç veshjeve fetare që vishen çdo ditë.
- Jo shami apo kapele që pengon flokët, përveç veshjeve fetare që vishen çdo ditë. Fytyra juaj
duhet të jetë e dukshme dhe shamia e kokës nuk duhet të krijojë ndonjë hije në fytyrën tuaj.
Specifikimet e Përbërjes së Fotografisë: Fotografia dixhitale, me të cilën do të aplikoni për llotarinë, duhet të jetë në përputhje me specifikimet e kompozimit të fotografisë, si më poshtë vijon, ndryshe regjistrimi mund të mos kualifikohet.
- Pozicioni i Kokës
- Personi që fotografohet duhet të jetë me fytyrë drejt aparatit.
- Koka e personit nuk duhet të jetë pozicionuar lart, poshtë ose anash.
- Lartësia e kokës ose përmasa e fytyrës (matur nga maja e kokës duke përfshirë edhe flokët deri tek pjesa e poshtme e mjekrrës) duhet të jetë nga 50% deri 69% të lartësisë totale të fotografisë. Lartësia e syve (matur nga pjesa e poshtme e fotografisë deri tek niveli i syve) duhet të jetë nga 56% deri 69% te lartësisë së fotografisë.
- Shembull i Përmasave të Kokës të një Fotoje Dixhitale
Për më tepër informacion shikoni Shembuj Fotografish
- Sfondi
- Personi që do të fotografohet duhet të jetë përpara një sfondi të bardhë e të ndriçuar.
- Fotografitë me sfond të errët ose me ngjyra të ndryshme nuk do të pranohen.
- Epiqendra (fokusi)
- Fotografia duhet të jetë në fokus.
- Jo Sende Dekorative:
- Fotografitë, në të cilat, personi që fotografohet mban syze dielli apo sende që zvogëlojnë sipërfaqen e fytyrës, nuk do të pranohen.
- Jo Mbulime të Kokës, as Kapele
- Pranohen vetëm fotografitë ku aplikanti ka vendosur shami apo kapele për shkak të besimit fetar; por edhe në këtë rast fytyra nuk duhet mbuluar. Fotografitë, ku aplikanti ka mbuluar fytyrën jo për shkak të besimit fetar, nuk do të pranohen; fotografi të personelit ushtarak, të flotës ajrore ose të çdo personeli tjetër që mban kapele, nuk do të pranohen.
Kërkohen fotografi me ngjyra me thellësi “24-bit”. Fotografitë me ngjyrë mund të shkarkohen nga një aparat fotografik dixhital në kompjuter ose ato mund të skanohen në kompjuter. Në qoftë se ju përdorni një skaner, përbërja e fotografisë duhet të jetë “TrueColor” ose “24-bit”. Shikoni kërkesat shtesë të skanimit si më poshtë.
Specifikimet Teknike të Fotografisë
Dërgimi i fotografisë dixhitale duhet të jetë në përputhje me specifikimet përkatëse, përndryshe, sistemi automatikisht nuk do t’ju lejojë të plotësoni formularin e aplikimit të llotarisë dhe do të njoftojë aplikantin.
Nxjerrja e fotografisë sё re me aparat dixhital.
Në qoftë se është nxjerrë njё fotografi e re, ajo duhet tё ketё këto specifikime:
- Lloji i Formatit të Fotografisë:
Fotografia duhet të jetë e formatit JPEG
- Madhësia e Fotografisë:
Maksimumi i madhësisë së fotografisë duhet të jetë 240 KB
- Rezolucioni dhe përmasat e Fotografisë:
Dimensionet minimale të pranueshme janё 600 pika (pixels) e lartë me 600 pika (pixels) e gjerë deri në 1200 piksel x 1200 piksel. Dimensioni pixel i fotos duhet të jetë në një përpjestim të drejtë (që do të thotë se lartësia duhet të jetë e barabartë me gjatësinë)
- Thellësia e Ngjyrave të Fotografisë:
Fotografia duhet të jetë me ngjyra (24-bit per pixel). Fotografitë 24 bit në bardhezi ose 8 bit nuk do të jenë të pranueshme.
Skanimi i Fotografisë që do të Dërgohet.
Përpara se fotografia të skanohet, ajo duhet të ketë kёto specifikime. Nëse fotografia është me ngjyra dhe me specifikimet e stampimit, skanojeni duke përdorur si më poshtë specifikimet e skanerit:
- Rezolucioni i Skanimit:
Të skanohet me rezolucion të paktën 300 dots pёr inch (dpi) - Lloji i Formatit të Fotografisë:
Fotografia duhet të jetë e formatit JPEG - Madhësia e Fotografisë:
Maksimumi i madhësisë së fotografisë duhet të jetë 240 KB - Rezolucioni i Fotografisë:
600 me 600 pika (pixels) deri në 1200 piksel me 1200 piksel - Thellësia e Ngjyrave të Fotografisë:
Ngjyra 24-bit (Shënim: Fotografi bardh e zi, monokrome, ose stil gri nuk do të pranohen)