Skip to content

Kur nisin aplikimet per Lotarinë Amerikane DV-2028

Mijëra shqiptarë po presin hapjen e aplikimeve për Lotarinë Amerikane.

Por deri tani, nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për aplikimet e DV-2028.

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka publikuar ende një datë se kur do të nisë regjistrimi.

Këtë vit, pritja është ndryshe nga vitet e kaluara. Programi i Lotarisë Amerikane ka kaluar disa ndryshime dhe rishikime, ndërsa edhe datat e regjistrimit janë ende të paqarta.

Për momentin, nuk dihet se kur do të hapen aplikimet për DV-2028 dhe nëse do të ketë ndryshime të tjera në procedurë.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është se Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar një pauzë për lëshimin e vizave Diversity Visa.

Megjithatë, nuk ka një njoftim zyrtar që DV-2028 është anuluar.

Pra, shqiptarët që presin Lotarinë Amerikane duhet të kenë edhe pak durim.

Deri në një njoftim zyrtar, çdo datë që qarkullon në rrjetet sociale duhet marrë me shumë kujdes.

Për momentin, pyetja mbetet: kur do të hapen aplikimet për DV-2028?

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

en_USEnglish