Keto jane 10 qytet me te shtrenjta ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Nju Jork Siti, Nju Jork
Qyteti i Nju Jorkut kryeson listën e qyteteve më të shtrenjta në SHBA. Me një numër të banorëve prej rreth 8.3 milionë dollarësh, Nju Jorku është edhe qyteti më i shtrenjtë në botë. Kostoja mesatare e shtëpive në Nju Jork është 501.000 dollarë, krahasuar me çmimin prej 181.000 dollarësh që është çmim mesatar i shtëpive në SHBA. Në Nju Jork çdo gjë është më shtrenjtë, nga zarzavatet, e deri te transporti publik. Me vetëm 4.1%, sa ishte në maj të vitit 2017, papunësia në Nju Jork është më e ulët sesa mesatarja e vendit, prej 4.3%. 2.
San Francisko, Kaliforni
Çdo ditë ka njerëz të cilët vendosin që të largohen nga San Francisko, për shkak të çmimeve tepër të larta të jetesës dhe të shtëpive. Kostoja mesatare e shtëpive në San Francisko është 820,000 dollarë. Industria kryesore e këtij qyteti është turizmi, pastaj IT dhe shërbimet financiare. Shkalla e papunësisë është e ulët, vetëm 2.6%, falë kushteve të mira që ofrojnë sipërmarrësit.
Honolulu, Havai
Banorët e Honolulusë paguajnë shumë gati për gjithçka. vetëm perimet kushtojnë për 55% më shumë sesa kudo tjetër në SHBA. Shërbimet komunale kushtojnë për 71% më shumë sesa mesatarja kombëtare. Me një vlerë prej 58,397 dollarësh, të ardhurat mesatare të amvisërive në këtë qytet nuk janë shumë më të larta sesa në qytetet e tjera të shtrenjta në vend. Megjithatë, në këtë qytet vezët kushtojnë për 87% më shumë sesa çmimi mesatar i tyre në SHBA. Shkalla e papunësisë është 2.8%.
Boston, Masaçusets
Zarzavatet dhe kujdesi shëndetësor kushtojnë shumë në Boston, duke tejkaluar mesataren vendore për më shumë se 20%. Qyteti ofron mundësi për edukim cilësor të lartë, ka kompani të njohura teknologjike, me të cilat i bën rivalitet Luginës së silikonit, sikur që përmban edhe lokalitete historike që datojnë nga shekulli XIII. Kjo e bën Bostonin njërën prej qendrave kryesore turistike në SHBA. Shkalla e papunësisë është 3.6%.
Uashington, D.C.
Të qenit kryeqendra e shtetit më të fuqishëm në botë, e ka edhe koston e vet. Në këtë qytet ka një numër të madh të vendeve të punës në sektorin shtetëror dhe privat, falë shumë agjencive federale, grupeve të ekspertëve, kompanive të lobimit dhe sektorit të zhvilluar turistik. Çmimi mesatar i një shtëpie në këtë qytet është 443,000 dollarë, derisa të ardhurat mesatare vjetore për një amvisëri janë rreth 64,267 dollarë.
Okland, Kaliforni
Duke u gjendur në anën e kundërt të Urës “Bay Bridge”, të jetuarit në Okland është më i lirë sesa në San Francisko, por ky qytet, përkundër kësaj, është më i shtrenjtë për të jetuar, sesa në shumica e qyteteve tjera të SHBA-së. Me një vlerë prej 1,673 dollarë në muaj, kostoja mesatare e marrjes me qira të një apartamenti në Okland është sa dyfishi i këtij çmimi gjetiu në SHBA. Çmimi mesatar i shtëpive është 449,800 dollarë.
San Hoze, Kaliforni
San Hoze gjendet në distancë përafërsisht të njëjtë nga San Francisko dhe Okland. Prania e Luginës së Silikonit bën që çdo gjë në San Hoze të jetë e shtrenjtë, duke përfshirë edhe shtëpitë me një çmim mesatar prej rreth 575,000 dollarësh. Të ardhurat mesatare vjetore për një amvisëri sillen rreth 81,000 dollarëve. Numri i madh i punëdhënësve në industri, bën që papunësia në këtë qytet të jetë vetëm 3.2%.
San Diego, Kaliforni
Prania e një departamenti të fuqishëm të mbrojtjes dhe të kompanive kontraktuese ushtarake, sikur “Northrop Grumman Corporation” e bëjnë qytetin më jugor të Kalifornisë njërin ndër më të shtrenjtë në Amerikë. Kostoja e jetesës në këtë qytet me një numër prej rreth 1.3 milionë banorëve, është 30% më e lartë sesa mesatarja e kostos së jetesës në SHBA. Të ardhurat mesatare vjetore për një amvisëri këtu janë rreth 63,990 dollarë. Shkalla e papunësisë në këtë qytet është 3.8%.
Los Anxheles, Kaliforni
Kur të përmendet Los Anxhelesi, ai të asocion me pasuri dhe me yje glamuroze të filmit, por industria e filmit luan një rol të vogël në ekonominë e zhvilluar të qytetit. Edhe industria e anijeve e luan rolin e vet, meqë porti i këtij qyteti është ndër më të ngarkuarit në botë. Çmimi mesatar i një shtëpie në Los Anxheles është 470,000 dollarë. Të ardhurat mesatare vjetore për një amvisëri në këtë qytet janë 49,745 dollarë, derisa vlerësohet se, për të jetuar mirë, në këtë qytet mesatarisht duhen 74,371 dollarë në vit. Më shumë se 20% e banorëve të këtij qyteti jetojnë në varfëri.
Majami, Florida
Majami është qyteti i vetëm jugor i SHBAsë që gjendet në këtë listë. Një numër i madh i të huajve të pasur, prania e shumë institucioneve financiare ndërkombëtare dhe porti më i ngarkuat i lundrimit në botë, bën që Majami të jetë njëri ndër qytetet më të shtrenjta në SHBA. Të ardhurat mesatare vjetore për një familje këtu janë 48,100 dollarë, derisa shkalla e papunësisë është 4.4%, fare pak më shumë sesa mesatarja vendore.
(Kosova Sot)
Leave a Reply