Në ndryshim me vitet e tjera, kur profesioni i atij që aplikon nuk kishte shumë rëndësi, sivjet do të kenë më shumë mundësi fitimi të Lotarisë Amerikane persona që janë të specializuar në një fushë të caktuar. Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka disa ditë që ka nisur një fushatë sensibilizuese me qëllim që apklikuesit të mësojnë nëse kanë një ndër profesionet më të kërkuara, me qëllim që të aplikojnë dhe të fitojnë. Ligji dhe rregullat kërkojnë që çdo aplikant duhet të ketë të paktën një edukim të shkollës së mesme ose ekuivalentin e saj, ose të kenë brenda pesë viteve të fundit, dy vite përvojë pune në një profesion që kërkon përvojë ose trajnim të paktën dyvjeçar.
KËRKESAT PËR ARSIM
Një “arsimim i shkollës së mesme ose i barasvlershëm” përkufizohet si përfundimi me sukses i një kursi dymbëdhjetëvjeçar, fillor dhe të mesëm, në Shtetet e Bashkuara ose përfundimi i suksesshëm në një vend tjetër i një kursi edukimi zyrtar të krahasueshëm me filloren dhe të mesmen të një shkolle në arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara. Vetëm kurset zyrtare të studimit e përmbushin këtë kërkesë, kurset e korrespondencës ose certifikata të ngjashme (të tilla si me kohë të pjesshme G.E.D.) nuk janë të pranueshme. Prova të dokumentuara të edukimit ose përvojës së punës duhet t’i prezantohen zyrtarit konsullor në kohën e intervistës për vizë.
PROFESIONE QË KUALIFIKOHEN
Për të përcaktuar të drejtën ligjore bazuar në përvojën e punës do të përdoren përkufizimet e publikuara në bazën e të dhënave të Departamentit të Punës (DOL) O*Net OnLine Database. O*Net OnLine Database grupon përvojën e punës në pesë “zona të punës.” Ndërsa shumë profesione janë të shënuara në faqen e internetit të Departamentit të Punës (DOL), vetëm disa profesione specifike të caktuara kualifikohen për programin e DV-së. Për t’u kualifikuar për një DV në bazë të përvojës suaj në punë, ju duhet të keni, brenda pesë viteve të fundit, dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikuar në një shkallë të Përgatitjes së Veçantë Profesionale (SVP) vlerës 7,0 ose më lart. Profesionet kualifikuese të DV-së janë paraqitur në Departamentin e Punës (DOL) O*Net OnLine Database. Ndiqni këto hapa për të zbuluar nëse profesioni juaj kualifikohet: Zgjidhni “Find Oçupations” dhe pastaj zgjidh një familje pune specifike “Job Family”. Për shembull, zgjidhni Arkitekturë dhe Inxhinieri dhe klikoni “GO”. Pastaj klikoni në linkun për profesion specifik. Duke ndjekur të njëjtin shembull, klikoni Inxhinierët e Hapësirës Ajrore. Pas zgjedhjes se linkut për një Profesion të caktuar, zgjidhni ikonën “Job Zone” për të gjetur numrin e caktuar për Zonën e Punës dhe Përgatitjen e Veçantë Profesionale (SVP) në bazë të vlerës së radhitur. Për informacion shtesë, shikoni Viza e Shumëllojshmërisë- Faqja e Internetit me Listën e Profesioneve.
Profesionet më të kërkuar
Arkitekturë
Inxhinieri
Artist
Aktor
Sportist
Gazetar
Punëtor ndërtimi
Punëtor pastrimi
Specialist biznesi
Specialist finance
Punonjës socialë
Informaticien
Matematikanë
Specialist ndërtimi
Specialist minierash
Edukatore
Mësuese
Punonjëse librarish
Punonjës ferme
Punonjës peshkimi
Punonjës pyjor
Kuzhinier
Punonjës shërbimi
Infermierë
Infermierë shtëpie
Punonjës mirëmbajtje (të ndryshëm)
Psikologë
Sociologë
Menaxherë
Ushtarakë (profesione specifike)
Administrues zyrash
Punonjës shtëpie
Ndihmës
Cili është niveli më i lartë i edukimit
Ju duhet të tregoni nivelin më të lartë të edukimit që ju përket juve:
1- Vetëm shkollë fillore
2- Shkollë të mesme, i/e padiplomuar
3- Shkollë të mesme, i/e diplomuar
4- Shkollë profesionale (cilëso 3-vjeçare ose 5-vjeçare)
5- Disa kurse universitare
6- Universitet, i/e diplomuar
7- Disa kurse me nivel pasuniversitar
8- Master, i/e diplomuar
9- Disa kurse me nivel Doktorature
10- Doktoraturë, i/e diplomuar
Si do të zgjidhen fituesit?
Në KCC, të gjitha regjistrimet e marra nga secili rajon do të numërohen individualisht. Pas përfundimit të periudhës së regjistrimit, një kompjuter do të përzgjedhë rastësisht aplikime të marra nga çdo rajon gjeografik. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar, aplikimi i dytë i zgjedhur do të jetë rasti i dytë i regjistruar etj. Të gjitha regjistrimet e marra gjatë periudhës së aplikimit do të ketë një shans të barabartë për të qenë të përzgjedhur në çdo rajon. Kur një regjistrim është përzgjedhur, aplikanti do të njoftohet për zgjedhjen e tij/saj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit (Entry Status Check), që do të vihet në dispozicion nga 1 maji 2011 në faqen e internetit të E-DV-së ëëë.dvlottery.state.gov. KCC do të vazhdojë të procedojë këtë çështje derisa kandidatët e përzgjedhur për intervistë të marrin udhëzimet për t’u paraqitur në intervistë për vizë në një zyrë konsullore të SHBA, ose derisa kandidatët e kualifikuar të aplikojnë në zyrën e USCIS brenda në Amerikë për të ndryshuar statusin në Shtetet e Bashkuara.
Shënim i rëndësishëm:
Njoftimet për kandidatët e përzgjedhur rastësisht në Lotari nuk do të dërgohen me e-mail. Njoftimet zyrtare të përzgjedhjes do të bëhen përmes Kontrollit të Statusit të Regjistrimit, në dispozicion nga 1 maji 2011 në faqen e internetit për E-DV www.dvlottery.state.gov. KCC nuk do t’u dërgojë më njoftime të përzgjedhurve ose letra me shërbimin postar. Ju bëjmë me dije se nëse merrni një njoftim me e-mail (postë elektronike) apo një letër ju dërgohet dhe ju njofton se jeni i përzgjedhur si fitues, ky njoftim nuk është i ligjshëm. Vetëm pasi ju jeni zgjedhur dhe i përgjigjeni njoftimit mbi udhëzimet mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit dhe pasi procedimi fillon me rastin tuaj, atëherë ju mund të merrni e-mail-e komunikuese në vazhdimësi nga KCC për t’ju informuar që të shqyrtoni Kontrollin e Statusit të Regjistrimit nëse ka informacion të ri lidhur me aplikimin tuaj. KCC nuk do t’ju kërkojë t’i dërgoni atyre para qoftë me postë apo me shërbime të tilla si “Western Union”.
Sa aplikantë do të përzgjidhen?
Ka 50 000 viza DV në dispozicion për DV-2012, por ka të ngjarë që një pjesë e 50 000 aplikantëve të përzgjedhur nuk do të kualifikohen ose nuk do të ndjekin (vazhdojnë) rastet e tyre për lëshimin e vizave, ndaj më shumë se 50 000 regjistrime do të përzgjidhen nga KCC për t’u siguruar që të gjitha vizat e vëna në dispozicion për Lotarinë të jenë lëshuar. Gjithsesi, kjo gjithashtu do të thotë se nuk do të ketë një numër të mjaftueshëm vizash për të gjithë ata që janë zgjedhur fillimisht. Të gjithë aplikantët e përzgjedhur do të informohen menjëherë për vendin e tyre në listë në faqen e internetit të E-DV-së nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit. Intervistat për programin e DV-2012-s do të fillojnë në tetor 2011. Të përzgjedhurit, të cilët plotësojnë informacionin e kërkuar në udhëzime, do të informohen për datën e intervistës së tyre për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit në faqen e internetit të E-DV-së www.dvlottery.state.gov 4-6 javë para intervistës së planifikuar me zyrtarët konsullorë të SHBA-ve jashtë kufijve të SHBA-ve. Çdo muaj do të lëshohen viza për aplikantët që kualifikohen gjatë atij muaji, aq sa lejon numri në dispozicion për lëshimin e vizave. Pasi të 50 000 vizat për lotari të jenë lëshuar, programi do të përfundojë. Në parim, numrat e vizave mund të përfundojnë përpara shtatorit 2012. Aplikantët e përzgjedhur, të cilët dëshirojnë të marrin vizë, duhet të jenë të përgatitur që të dokumentojnë me përpikëri rastet e tyre. Përzgjedhja e rastësishme nga kompjuteri i KCC-së si i përzgjedhur nuk ju garanton automatikisht që ju do të merrni një vizë. Vetëm 50 000 aplikantët e parë të përzgjedhur do të pajisen me vizë dhe ju duhet të kualifikoheni për vizën.
Leave a Reply